Agim Aliu jep detaje për menaxhimin e COVID-19 dhe situatën në Spitalin e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në një intervistë për KALLXO.com ka bërë të ditur janë 242 raste pozitive me COVID-19 dhe në mesin e të infektuarve ka mjekë dhe staf nga komuna.

 

 

Aliu gjithashtu ka folur për gjendjen jo të mirë të Spitalit të Ferizajt dhe për ndërtimet të cilat janë duke u bërë në spitalin e ri të këtij qyteti.

“Më së keqi dhe më së ndjeshmi në nivelin e Kosovës është në Ferizaj çështje e shëbimit sekondar të mjekësisë, për faktin që spitali që është në Ferizaj, as për së afërmi nuk i plotëson nevojat në kushte normale, lëre më tash në kushte të pandemisë, ku kemi dhe pritet të kemi një fluks më ta madh të pacinëtve me COVID-19”, ka than ai.

Kryetari Aliu ka bërë të ditur, se kanë bërë kërkes në Ministrinë e Shëndetësisë, që të funksionalizohet Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Komunë e Ferizajt që të shërbej në kohë të pandemisë në munges të hapësirës në Spitalin e Përgjithshëm.

“Tash më presim pasë konfirmimit të instituti që ka dhënë lejen të funksionalizohet, presim mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë që ky objekt, të paktën në këtë kohë të pandemisë në munges të hapësirës që e ka Spitali Regjional i Ferzajt të shfrytëzohet si mundësi shtes”, ka shtuar Aliu.