Intervistë: Besnik Bislimi flet për Qeverinë Kurti, prioritet dhe koalicionin me LDK-në

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, në një intervistë për KALLXO.com ka folur për takimet mes LVV-së dhe LDK-së, për prioritetet e Qeverisë Kurti dhe për shumë çështje të tjera.

Bislimi, i cili është edhe pjesë e grupit punues të LVV-së për bisedime me LDK-në, ka treguar se çfarë është diskutuar në takimet e grupeve punuese dhe çka pritet të diskutohet në takimet e radhës.

Gjatë kësaj interviste ai ka treguar edhe se si do të bëhet procesi i integrimit të ministrive të ndryshme në një ministri.

Besnik Bislimi tregon edhe se kur pritet të themelohet Banka Zhvillimore, një prej premtimeve më të mëdha të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje ai ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me Nismën Socialdemokrate nëse kjo e fundit e kalon pragun prej 5% si dhe për fatin e tij, nëse do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

www.kallxo.com