Interesohej për Medicusin nga “Obligimi Moral”

Shaip Muja pranoi se e kishte takuar turkun Yousuf Somnez, i njohur si “Dr.Vampiri”. Se kishte marrë telefonata dhe ishte takuar me Lutfi Dervishin. Se ishte interesuar për licencën e Medicusit tek ish-Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, dhe ish-sekretari permanent, Ilir Rrecaj. Se për këtë e shtynte “obligimi moral”. Se kishte dërguar pacientë në këtë klinikë. Ai tha se në Kosovë “100 deri 150 persona vdesin në mungesë të transplantimit të veshkave” .