Imazhet e vitit në Kosovë

Kosova edhe këtë vit e filloi me problemet e vjetra, kryesisht të natyrës politike, të cilat ishin bërë fokusi kryesor jo vetëm në Kosovë. Sigurisht që sa i përket politikës Kosova njihet për klasa politike të korruptuara, nepotizëm, papunësi, mungesë të lirisë së shtypit dhe sigurisht mungesa e lirisë së lëvizjes, me një fajtor të vetëm –keqqeverisja.

Por mungesa e qeverisjes së mirë nuk i ndali kosovarët që ta tregojnë veten në fusha të tjera e të ia dëshmojnë botës se politika nuk është ajo që e karakterizon këtë vend e këtë popull.

Sukseset më të mëdha u shënuan në fushën e sportit dhe kulturës.

EURO 2020

Në fushën e sportit Kosova gjatë këtij viti për herë të parë ishte pjesëmarrëse në kualifikimet për Europian 2020, e kjo sigurisht ishte një sukses i madh edhe për promovimin e Kosovës në botë si dhe tregoi një talent të madh që kishte Kosova në këtë disiplinë sporti.

Kjo u dëshmua edhe me fitoret që shënoi Kosova duke lënë mbrapa vende që kishin përvojë dhe traditë më të madhe në këto gara. Këta lojtarë ishin bërë edhe ambasadorë për shtetin tonë. Në mesin e lajmeve që e mbizotëronin ato të natyrës politike, sporti shpërfaqi një Kosovë tjetër nga ajo që shumë njerëz nuk mbanin mend ndonjë gjë tjetër për këtë vend përveç shpalljes së pavarësisë. Vlen të përmendet edhe pritja që u ishte bërë kombëtares së ekipit të Anglisë në Kosovë pas shumë fyerjeve raciste qe kishin marrë në lojërat paraprake, kjo pritje mori vëmendje më shumë sesa vet loja.

Kosova është afër kualifikimit në EURO 2020. Në mars, Kosova do ta luajë një ndeshje parakualifikuese kudnër Maqedonisë së Veriut. Nëse fiton në këtë ndeshje, atëherë do të takohet me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë për fazën finale të kualifikimeve.

Xhudo

Sukseset në sport nuk u shënuan vetëm në futboll, por edhe në disiplina tjera si ajo e xhudos, ku Kosova si një vend i vogël u shndërrua në një fuqi botërore në botë me fitoret e disa medaljeve nga Majlinda Kelmendi e cila doli e artë në  Grand Prix Tel Aviv dhe Grand Slam  Abu Dhabi,  Distria Krasniqi e cila doli e artë në  Qingdaos të Kinës gjatë këtij muaji, Nora Gjakova e cila po ashtu tregoi sukses të madh këtë vit me disa medalje. Kësaj liste i janë  shtuar edhe shumë xhudistë të tjerë që shënuan suksese gjatë këtij viti në mesin e tyre janë Loriana Kuka, Akil Gjakova,  Laura Fazliu, Falka Loxha, Rrezarata Alimi, Laurina Gashi, Erdi Berisha, Shpat Zekaj, Erza Muminoviq, Fationa Kasapi, e historia e këtij suksesi në xhudo të Kosovës u krijua nga trajneri Driton “Toni”Kuka, i cili themeloi klubin e vogël të xhudos me ambiente të improvizuara para 15 vitesh, duke nxjerrë talentë të shumtë që sollën dhjetra medalje në Kosovë.

Sa i përket fushës së kulturës Kosova ka shënuar sukses më shumë në organizimin e festivaleve si dhe qendrës kinematografike. Më poshtë janë të radhitur disa prej atyre që morrën më shumë vëmendje ndërkombëtare.

DokuFest

Në Kosovë gjatë vitit organizohen dhjetëra festivale që kryesisht kanë karakter lokal, por edhe prej atyre që janë të natyrës ndërkombëtare si DokuFest, festivali për filmin dokumentar të metrazhit të shkurtër i cili është shndërruar tashmë në një traditë i cili mbledh qindra mijëra dashamirës të filmit për disa ditë më radhë në qytetin e Prizrenit. Ky festival çdo herë e më shumë po ngjallë interesim tek njerëz nga vende të ndryshme të botës, duke bashkuar kultura të ndryshme por edhe figura të profileve tjera si të sportit politikes religjionit si dhe duke pasuruar jetën kulturore të këtij qyteti por edhe të Kosovës.

Sunny Hill Festival

Sunny hill festival është futur në mesin e një prej ngjarjeve që është shndërruar në një prej burimeve për promovim të Kosovës nëpër botë brenda një kohe prej vetëm tre vitesh që ka filluar organizimi i tij.

Ky festival është një iniciativë e përbashkët e këngëtares Kosovare me famë botërore Dua Lipa dhe babait të saj Dukagjin Lipa me përkrahje nga Komuna e Prishtinës i cili u organizua në parkun nacional Gërmia duke mbledhur mijëra dashamirës të muzikës nga vende të ndryshme me këngëtarë të profileve ndërkombëtare. Ky festival ka pasuruar  edhe jetën kulturore të kryeqytetit.

Shumë media nëpër botë e konsideruan si një ndër festivalet më të mëdha në Ballkan dhe rajon, e synimi i këtij festivali është që të marrë shtrirje më të madhe gjatë viteve në vijim, pasi që Kosova ka shumë talentë të kësaj fushe që janë duke depërtuar çdo ditë nëpër botë, sigurisht kjo do i jap shtysë më  të madhe kultivimit të artistëve të rijnë me krijimin e akademisë muzikore ku do bëhet promovimi i artistëve të  rijnë premtues.

Gjithashtu nga viti i ardhshëm ky festival  do ndërrojë shtëpi sepse nuk do mbahet më në parkun Gërmia por në fshatin Bërnicë të Prishtinës në zonën e panaireve.

Filmi “Zana”

Sa i përket qendrës kinematografike filmi “Zana” me regji të Antoneta Kastratit e protagoniste Adriana Matoshi ishte në diskutim për nominim në kategorinë e filmit internacional për çmimet Oscar që pritet të mbahen më 10 shkurt 2020.