I Dëmtuari Përfundon i Akuzuar

 

Prokuroria publike komunale në Prishtinë kishte ngritë propozim akuzë kundër V.H sepse në vitin 2010 i akuzuari ka kanosur të bijën pasi e kishte gjetur së bashku me policinë duke punuar si kameriere.

Ai ka shkuar në stacionin policor në Drenas për të lajmëruar se ka tre ditë që nuk e din se ku e ka vajzën dhe së bashkë me një polic kanë arritur ta gjenin vajzën duke punuar si kameriere në një kafeteri në Komoran. 

I akuzuari në atë rast e kishte kanosur të bijën D. H duke i thënë ‘’veç mos ardhsh te shtëpia, se kam për të të rrahur’’. 

Sipas prokurorisë është kryer vepër penale “Kanosje” nga neni 161, paragrafi 3, lidhur me par 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Në gjykatë, të mërkurën 21 mars, i akuzuari pasi u njoftua me të drejtat e tij u deklarua se ndjehet fajtor dhe pas pranimit seanca vazhdoi me fjalën përfundimtare të palëve.

E dëmtuara, D.H. u deklarua se nuk i bashkëngjitet ndjekjes penale dhe nuk kërkoi kurrfarë dëmshpërblimi dhe kërkon nga gjykata ta liroj babanë e saj.

Prokuroria pas deklarimit të dëmtuarës tërhiqet nga propozim akuza pasi që nuk ka prova se i njëjti i është kanosur të bijës.

Gjykata me këtë rast shpallë aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit dhe e liron nga vepra penale e kanosjes.