Vrasja e mërgimtarit nga Zvicra në Gjakovë

Në edicionin e së premtes “Drejtësia në Kosovë” zbardhi rrethanat se si u vra Tunë Bezhi, mërgimtari nga Zvicra që vdiq të martën e kaluar nga të shtënat me kallashnikov.

Reportazhi sjell pamje nga reagimi i atëçastshëm i prokurorisë për të mbledhur provat.

Emisioni tregon se si kishte nisur takimi i komshinjve për shitjen e një toke dhe si përfundoi me një të vrarë e një të plagosur.

Filmime ekskluzive tregojnë momentet kur Kryeprokurori Ali Selimaj tregon veprimet e grupit të hetuesve që po merren me rastin e po ashtu momentet kur prokuroria takon personin e dyshuar.

Tunë Bezhi u qëllua për vdekje të martën mbrëma nga komshiu i tij në fshatin Marmull të Gjakovës.