Tenderi 100 Milionësh me Shkelje Ligjore

Javën e ardhshme do të vendoset për fatin e tenderit 100 milionësh të iniciuar nga Ministria e Infrastrukturës. Për këtë tender që është vendosur në ditën e fundit të Qeverisë Mustafa janë dorëzuar 12 ankesa të operatorëve ekonomikë në Gjykatën e Tenderëve. Eksperti shqyrtues ka konstatuar se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje ligjore në disa llote.