Spitali publik i Ferizajt planifikoi blerje të ‘Red Bull,’ ‘Golden Eagle’, ‘Plazma’ e ‘Eurokrem’

Spitali i Përgjithshëm i Komunës së Ferizajt në tenderin 23.5 milion eurosh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit kishte kishte bërë kërksa për furnizim me artikuj ushqimor.

Shumë produkte që Sipitali i Ferizajt kishte porositur e kishin të vendosur markën ku produkti është i specifikuar dhe disa nga këto janë edhe produkte serbe.

KALLXO.com i ka selektuar disa nga kërkesat siç janë pijet energjike “Red Bull” e “Golden Eagle”, “Eurokrem”, “Plazma”, etj.

Peshk i ngrirë “Trofta” ose ekuivalent 320 kg, pashtetë pule “Argeta” ose ekuivalent 1 mijë e 900 copa nga 95 gram,  peshk i konservuar “Sardina” ose ekuivalent nga 125 gram, 2 mijë e 500 copa, djathë “ekuivalent” me feta i konservuar, paketimi 4 kg plastik ose në kanaqe paketimi 4 kg plastik ose në kanaqe 1 mijë e 450 kg, djathë “Feta” ose ekuivalent 730 kg, djathë copëza “ekuivalent” me Zdenka të paketuara në kuti 140 gramësh, nga 8/1 copë dhe me përbërje të caktuar yndyre 164 kuti,  pije energjike “Golden Eagle” ose ekuivalente 320 copa në Kanaqe 0.25 l, pije energjike “Red Bull” ose ekuivalente 320 copa në kanaqe 0.25 l, “Eurokrem” ose ekuivalentë 730 kg, “Fantë” për gjella 365 copa, Fide “Divella” ose ekuivalente 2 mijë e 192 kg, Keks “Petit Beure” ose ekuivalent 100 kg, Keks “Plazma” ose ekuivalent 120 copa nga 150 gram, Krem Shllag me sheqer, Krem shllag “Hoplla”, “Halta” ose ekuivalent paketa një litërshe,  175 litra, Krem Shllag pa sheqer Krem shllag “Hoplla”, “Halta” ose ekuivalent paketa  një litërshe, 175 litra, makarona “Divella” ose ekuivalente 2 mijë 190 kg, Nes Kafe, kafe e përnjëhershme “ instant” , të paktën ekuivalent me “Nes cafe “, e paketuar në kanaqe prej 200 gr, 220 copa, “Pop Kek” ose ekuivalente 0.45 gram 145 copa, shpagetë “Divella” ose ekuivalente 1 mijë e 985 kg, “Vegetë” ose ekuivalent 105 kg, aditiv ekuivalent me “POB-DIGO” 45kg, i paketuar në thasë letre prej 20 kg, Bakllavë 250 copa, Rollate 60 gram 250 copa.

KALLXo.com ka drejtuar pyetje në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj për të ditur se për çfarë nevoja janë porositur këto produkte, por deri në publikimin e artikullit nuk ka pasur përgjigje.

AQP-ja e cila bënë prokurime për të gjitha institucionet, në emërtimin e produkteve që synon t’i blejë ka vendosur marka të prodhuesve të caktuar.

Në tenderin, që është i ndarë në 9 llote dhe që pritet të kushtojë rreth 23.5 milionë euro, tek specifikat teknike janë edhe artikujt: “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta” por që pas tyre shkruhet edhe ekuivalentë.

AQP-ja, në arsyetimin e saj, ka thënë se kanë përdorur një shabllon të vitit 2015.

“Për informimin tuaj, ky gabim ka ngel nga Dosjet e vjetra, sepse ketë vit, AQP gjatë  grumbullimit te kërkesave nga AK-se ka përdorur shabllonin e vitit 2015, dhe Zyrtari përgjegjës i prokurimit se bashku me Autoritetet Kontraktuese kane bere lëshim teknik pasi qe nuk kane modifikuar shabllonin ne përputhje me rrethanat”, është thënë në komunikatën e AQP-së.

KALLXO.com, ka shkruar se kjo Agjenci pas reagimit publik është angazhuar për t’i larguar nga lista vetëm prodhimet serbe, siç janë: “Smoki”, “Plazma” dhe “Eurokrem”.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për komunat që kanë bërë porosi në AQP për tenderin 23.5 milionësh dhe mund t’i shikoni në këtë LINK.