Shantazhi ndaj doktorit në Gjilan

Të premten emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi reportazhin për arrestimin e një gruaje dhe një burri nën dyshimin se kishin shantazhuar një doktor nga Gjilani.

Emisioni sjell pamje nga momentet kur qifti dyshohet se e kishin shantazhuar një doktor që nëse nuk i ofronte para ata do t’ia publikonin një video intime.

Gruaja sipas përgjimeve kishte kryer një kontroll tek doktori dhe pretendohej se e kishte filmuar kërtollën mjekësore duke e shantazhuar doktorin se e kishte prekur në pjesë intime

Reportazhi sjell rrëfime dhe pamje nga përgjimet dhe momentet e dorëzimit të parave.

Në pjesën e dytë ndiqni reportazhin e përgatitur në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës në luftimin e evazionit fiskal tek ndërtuesit e lartë.