Rrugët e Drenasit presin asfaltin

Tri projekte të ndërtimit të rrugëve në komunën e Drenasit janë bllokuar për mungesë buxheti e paqartësi në prona.

Një hulumtim i KALLXO.com ka nxjerrë të dhëna se Komuna e Drenasit gjatë vitit 2018 ka investuar në 36 projekte të rrugëve. Megjithatë tri projekte të filluara kanë mbetur në gjysmë për shkak të mungesës së buxhetit dhe kontesteve me pronat.

Në vitin 2016, komuna e Drenasit kishte ndarë fonde për ndërtimin e rrugës Islam Kastrati që shtrihet në qytetin e Drenasit por fotografitë nga terreni tregojnë se rruga ka mbetur e paasfaltuar.

Për ndërtimin e saj, në vitin 2016 kishin ndarë 60 mijë e 920 euro por kur punët nisën në terren, komuna zbuloi se rruga shtrihej në pronën e një kompanie publike, Infrakos-it e cila menaxhon hekurudhat e Kosovës.

Punimet janë bllokuar që nga ajo kohë ndërsa komuna dhe Infrakos ende nuk kanë një zgjidhje për të vazhduar punimet në rrugë.

Zyrtarët e Infrakos thanë për KALLXO,com se “ka pasur takim ndërmjet Kryeshefit të Infrakos Agron Thaçi dhe Kryetarit Ramiz Lladrovci dhe që Komuna e Drenasit nuk i ka ndjekur procedurat e shpronësimit sipas ligjit”.

Problemi konfirmohet edhe nga zyrtarët e komunës të cilët thonë se janë duke negociuar me Infrakos-in për të gjetur një zgjidhje

Deri në momentin kur komuna dhe Infrakos të zgjidhin problemin janë qytetarët ata që do heqin të zitë e ullirit për të qarkulluar në këtë zonë.

Arianit Gashi, një banor i zonës, tha për Kallxo.com se disa herë kanë kërkuar që rruga të asfaltohet por arsyetimet që ka marrë kanë qenë të ndryshme.

“Punimet janë ndërprerë fillimisht u ba e gatshme për asfaltim, masandej janë ndërprerë për një kohë, masandej kur ka fillu u ba veç gjysa e rrugës së asfaltimit që i ka diku 1.5 kilometër”, thotë Gashi.

Ai shpjegon se nga mosndërtimi i rrugës, pluhuri po i pengon banorët.

“Në momentin që kalojnë kerret, 2-3 minuta ka shumë pluhur”, thotë Gashi.

Edhe asfaltimi i një rruge tjetër në Drenas ka hasur në pengesa. Aksi rrugor nga Kroi i Mbretit deri në Drenas ka mbetur në gjysmë për shkak të problemeve me shpronësimin dhe mungesën e buxhetit.

Fotografitë nga terreni tregojnë për gjendjen e rrugës që ka mbetur në gjysmë ndërsa qytetarët ankohen për problemet që po u shkakton kjo rrugë.

 

Rrahim Kluna, qytetar i zonës, rrëfen se punimet kanë filluar diku në vitin 2013-2014 por janë ndërprerë në ndërkohë.

“Kemi kërku nga Kuvendi Komunal më gjithë banorët e tjerë. Premtime ka pasë por deri më sot asgjë s’është punu”, thotë Kluna

E komuna e Drenasit ka dhënë një shpjegim për ngecjet e punëve në këtë rrugë.

Komuna ka thënë se projekti është nisur pa një studim të fizibilitetit dhe në mungesë të mjeteve të nevojshme për përfundimin e tij.

Komuna ka sqaruar se për këtë projekt kanë qenë të ndara në formë të grantit nga qeveria vetëm 455 mijë euro ndërsa vlera e tërë projektit arrin deri në 1.8 milion euro, duke mos e llogaritur edhe koston e shpronësimit.

“Këto kosto për komunën janë të papqërballueshme”, thuhet në përgjigjen për KALLXO.com.

Premtim tjetër i pushtetit komunal ishte edhe ndërtimi i rrugës nga Çikatova e Vjetër deri në Dobroshevc. Madje ndërtimi i kësaj rruge ishte miratuar në planin buxhetor të komunës qysh në vitin 2016.

 

“Në vitin 2016, në shtator kemi marrë vendim në Kuvendin Komunal për buxhetin që rruga të asfaltohet”, thotë ish-asambleisti i komunës, Xhavit Drenori.
Ai thotë se përkundër vendimit të asamblesë, rruga vazhdon të mos asfaltohet.

“Tenderi  ka dalë, është publikuar. Ka dalë mbi zotim të mjeteve të nuk kemi mundur këtë vit me lidh kontratën, ndaj është shtyrë për vitin 2019”, thotë Bekim Dobra, zëdhënës i komunës së Drenasit.

Gjatë Vitit të fundit komuna e Drenasit ka asfaltuar 36 rrugë, rrugët e asfaltuara jaën:

 

Rrugët e asfaltuara gjatë vitit 2018 në Drenas

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Gjergjicë më L=800.0m’ dhe B=4.0m’ me vlerë të kontratës 40,648.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Bytyq më L=840.0m’ dhe B=4.0m’, me vlerë të kontratës 36,715.50€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Llapushnik me gjatësi L=950.0m’ dhe B=5.0m’  si dhe pritet të ndërtohet pjesa e nënkalimit me asfalt si dhe asfaltimi i rrugës në lagjen Haxha me gjatësi L=450.0m’ dhe B=4.50m’, me vlerë të kontratës 29,083.00€ dhe 19,265.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Arllat më gjatësi L1=250.0m’ b=5.0m’ si dhe L2=700.0m’ b=4.0m’ me vlerë të kontratës 49,259.75€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Krajkovë më gjatësi L1=320.0 b=4.0m’ dhe L2=250.0m’ b=5.0m’, me vlerë të kontratës 34,368.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Shtrubullovë më gjatësi L=400.0m’ dhe B=4.0m’, me vlerë të kontratës 25,519.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Abri e Epërme me gjatësi L=1000.0m’ b=4.0m’, me vlerë të kontratës 58,253.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Tërdec më gjatësi L=460.0m’ b=4.0m’, me vlerë të kontratës 24,915.50€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Gllobar me gjatësi L= 500.0m’ b=4.0m’, me vlerë të kontratës 26,820.50€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Baicë me gjatësi L= 550.0m’ b=4.50m’, me vlerë të kontratës 45,816.50€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Shtuticë më gjatësi L=1220.0m’ dhe b=4.0m’, me vlerë të kontratës 60,350.40€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Vërboc më gjatësi L1=300.0m’ dhe b=4.50m’ dhe L2=500.0m’ vetëm me zhavor (faza e pare e rrugës), me vlerë të kontratës 34,530.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Tërstenik I L=1000.0m’ dhe b=4.50m’, me vlerë të kontratës 65,610.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Tërstenik II L=975.0 dhe b=4.0m’, me vlerë të kontratës 54,936.60€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Zabel i Ulët L1=250.m’ dhe b=4.0m’ dhe L2=640.0m’ dhe b=5.0m’, me vlerë të kontratës 25,545.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Komoran IV me gjatësi L= 300.0m’ dhe b=5.0m’, me vlerë të kontratës 19,200.60€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Sankoc me gjatësi L= 400.0m’ dhe B=4.0m’, me vlerë të kontratës 19,022.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Zabel I Epërm L=400.0m; dhe b=4.0m’, me vlerë të kontratës 19,720.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Fushticë e Ulët L=300.0m’ b=4.0m’, me vlerë të kontratës 18,611.10€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Komoran II më gjatësi L=500.0m’ dhe b=4.50m’, me vlerë të kontratës 28,931.25€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Komoran III më gjatësi L=800.0m’ b=4.50 mesatare, me vlerë të kontratës 60,608.50€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Negroc më gjatësi L=600.0m’ b=4.0m’, me vlerë të kontratës 39,966.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Vasilevë L=600.0m’ b=5.0m’, me vlerë të kontratës 39,099.50€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Korroticë e Epërme L=800.0m’ b=4.50m’, me vlerë të kontratës 39,897.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Poklek i Vjetër L= 480.0m’ b=4.0m’, me vlerë të kontratës 25,519.00€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Gllanasellë L=500.0m’ b=5.0m’, me vlerë të kontratës 34,312.50€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Likoshan me L1= 250.0m’ b=4.0m’ L2=430.0m’ b=4.50m’, me vlerë të kontratës 36,262.35€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Dobroshec L= 360.0m’ b=4.50m’, me vlerë të kontratës 25,861.80€

Asfaltimi i Rrugës në Fshatin Gradicë L1=530.0m’, b=4.50 dhe L2=300.0m’ b=4.0m’, me vlerë të kontratës 47,039.05€.

Në të gjitha këto projekte të rrugëve, komuna e Drenasit ka shpenzuar 9,599,897.15 euro.