Lëndët narkotike të konfiskuara, Foto: Drejtësia në Kosovë

Polici serb në rrjetin e drogës

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi reportazhin e zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit për hetimin e njërit prej grupeve të mëdha të trafikimit të narkotikëve.

Hulumtimi sjell detaje për përfshirjen e një polici të Beogradit në këtë rrjet dhe mbrojtjen që ai i ka dhënë grupit për të vepruar lirshëm me trafikun e drogës.

Filmimet ekskluzive tregojnë momentet e arrestimit dhe zbulimit të sasive të drogës në një bunker brenda një rimorkioje.

Në pjesën e dytë, emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell reportazhin e filmuar në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës në identifikimin e autobusëve kamionëve dhe makinave të cilat transportojnë mallra pa kuponë fiskalë.