Ilustrim

Planet e QKUK-së për furnizim me "Eurokrem"

Qendra Klinike Universitare e Kosovës,  ka porositur 96 mijë copa “Eurokrem” ose ekuivalent nga 50 gram të paketuar në foli.

Këtë porosi QKUK-ja e ka bërë në tenderin për Furnizim me artikuj ushqimor me numër të prokurimit UA/2016-18-9466-1-1-1 të hapur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.

Përveç “Eurokrem”, QKUK-ja ka porositur edhe artikuj tjerë ushqimor me firmë të specifikuar dhe me sasi të madhe.

Pashtet pule “Argeta” ose ekuivalent 5 mijë copa nga 95 gram, peshk i konservuar “Sardina” ose ekuivalent 16 mijë copa me peshë 125 gram, peshk i konservuar “Tuna” 10 mijë copë me peshë 185 gram, djathë “ekuivalent” me feta i konservuar, paketimi 4 kg plastik ose ne konaqe 7 mijë e 500 kg, djathë copëza “ekuivalent” me Zdenka të paketuara në kuti 140 gramësh nga 8/1 copë dhe me përbërje të caktuar yndyre 11 mijë kuti, fide “Divella” ose ekuivalente 800 kg, keks “Petit Beure” ose ekuivalent 6 mijë e 600 kg, makarona “Divella” ose ekuivalente 3 mijë e 600 kg, “Pop Kek” ose ekuivalente 0.45 gram 95 mijë copa, shpagetë “Divella” ose ekuivalente 2 mijë e 400 kg, “Vegetë” ose ekuivalent 1 mijë e 400 kg.

KALLXO.com ka kërkuar përgjigje nga QKUK-ja për të ditur se për çfarë nevoja i ka kërkuar këta artikuj por ende nuk ka përgjigje.

KALLXO.com ka raportuar gjatë kësaj jave se disa institucione siç janë komuna e ministri, që kanë porositur produkte të prodhuara në Serbi në formularin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

Arsyetimi i institucioneve që kanë kthyer përgjigje ishte se formulary iu ka shkuar i gatshëm ndërsa institucioni vetëm kishte shënuar sasinë që i nevojitet.

KALLXO.com ka shkruar për tenderin 23.5 milion të shpallur nga AQP-ja, për t’i furnizuar disa institucione të Kosovës me artikuj ushqimor.

Në tenderin, që është i ndarë në 9 llote dhe që pritet të kushtojë rreth 23.5 milionë euro, tek specifikat teknike ishin artikujt: “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta” por që pas tyre shkruhet edhe ekuivalentë.

KALLXO.com, ka shkruar se kjo Agjenci pas reagimit publik është angazhuar për t’i larguar nga lista vetëm prodhimet serbe, siç janë: “Smoki”, “Plazma” dhe “Eurokrem”.

KALLXO.com, ka siguruar qasje në kërkesat e Autoriteteve Kontraktuese për furnizim në këtë tender dhe ka raportuar vazhdimisht për institucionet që kanë bërë porosi që mund t’i lexoni në këtë LINK.