Ilustrim

Përfshirja e policit në prostitucion

Në edicionin e së premtes “Drejtësia në Kosovë” transmetoi reportazhin ekskluziv nga hetimi i Prokurorisë së Shtetit për dyshimet se një pjesëtar i Policisë së Kosovës ishte përfshirë në një biznes të prostitucionit.

Hetimi ishte nisur pas hapjes së një qendre të masazhit në qytetin e Gjilanit.

Emisioni sjell detaje për mënyrën se si Prokuroria kishte autorizuar hetuesit të futeshin me masa të fshehta dhe të kontraktonin shërbime seksuale në lokalin e masazhit.

Gjithashtu reportazhi sjell detaje për aksionin e arrestimit dhe procesin e intervistimit të një polici dhe një shtetaseje të Shqipërisë të dyshuar për prostitucion

Ilustrim Foto: KALLXO.com

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur. 

Ngjarja është shënuar në Podujevë ndërsa rasti është iniciuar më 19.04.2024. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar rreth orës 16:30. 

Në lidhje me këtë rast pas arrestimit e intervistimit të të dyshuarit është njoftuar edhe prokurori kujdestar ndërsa me vendim të të njëjtit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Rasti është iniciuar si bashkëjetesë jashtmartesore me personin nën 16 vjeç.