KEP | Foto: Atdhe Mulla

OJQ-ja Kosovare Humbi Gjysmë Milioni Euro për t’u Bërë Bankë

The Kosovo Enterprise Program (Programi Kosovar për Ndërmarrësi) – KEP, një organizatë jo-fitimprurëse që ofron hua për të varfrit, ka harxhuar rreth 500,000 euro të fondeve të parashikuara për bamirësi për të paguar konsulencë dhe softuere, në përpjekjen e saj të dështuar për t’u bërë bankë.

KEP Trust, institucioni më i madh mikrofinanciar (IMF) në Kosovë, ka qenë udhëheqës i grupit lobist që ka bërë fushatë tek qeveria për të hartuar legjislacion që do t’u mundësonte atyre dhe kolegëve të vet që të shndërroheshin nga OJQ në kompani private.

Si organizatë jo-qeveritare, KEP-it dhe çdo IMF-je tjetër, u kërkohet që të ri-investojnë në punë bamirësie çdo të hyrë të krijuar.

KEP-i ishte themeluar në shtator të vitit 1999 pas konfliktit në Kosovë për të “promovuar grupet e margjinalizuara dhe të varfrit”.

E themeluar nga Komisioni Ndërkombëtar Katolik për Migrim (ICMC) një organizatë e madhe zvicerane për bamirësi, dhe Klubi i Biznesit të Prizrenit, KEP ofron kredi të vogla për individët dhe bizneset të cilat e kanë të vështirë për të marrë financim nga bankat e zakonshme.

Në vitin 2008, KEP, që kishte krijuar kapital në vlera të mëdha përmes ofrimit të kredive, kishte vendosur të ushtronte presion në qeverinë e Kosovës, ambasadat dhe institucionet tjera financiare për legjislacion të ri.

Kjo do ta lejonte atë, dhe IMF-të tjera, për t’u transformuar në institucion financiar fitimprurës – siç është banka – në pronësi të aksionarëve.

Në përgatitje për ndryshimin e pritur, KEP-i kishte shkuar aq larg sa të krijojë një rrjet të kompanive, përfshirë KEP Bankën, e cila ishte në pronësi të KEP Trust përmes një kompanie, KEP Holding, juridiksionin famëkeq ‘offshore’ [me ligje që kërkojnë shumë pak llogari ndaj kompanive të huaja] në Amerike, në Delaware.

Duke pasuar ndryshimet në ligj, llogaritë kreditore të kësaj OJQ-je do të mund të shiteshin tek KEP Banka e sapo themeluar, e cila pjesërisht do të ishte në pronësi të KEP Trust dhe të një investitori të ri privat.

Sidoqoftë, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), emërimi i kompanisë KEP Bank ka shkelur dy rregullore të UNMIK-ut që ishin miratuar në periudhën e pas-konfliktit, kur Kosova udhëhiqej nga misioni i Kombeve të Bashkuara.

Rregullorja e parë thekson që asnjë kompani nuk mund të përdorë termin ‘bankë’ pa një leje nga BQK-ja, ndërsa e dyta u ndalon të gjitha institucioneve financiare që të përdorin këtë fjalë.

KEP-i humbi gjysmë milioni euro në pagesa për konsulencë dhe programe të reja kompjuterike pasi që ishte detyruar që të heq dorë nga planet për të ndryshuar statusin në ‘fitimprurës’ – kjo sipas auditorëve të brendshëm.

Në fund një administrator ishte emëruar nga BQK-ja për të menaxhuar me KEP në vitin 2011, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të siguruar menaxhim më efikas dhe parandalim të dëmtimit të mëtutjeshëm të financave të organizatës. Planet për t’u shndërruar në bankë ishin pezulluar në këtë pikë.

Kur ligji i ri – për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare – ishte miratuar më në fund në prill të vitit 2012 në favor të ndryshimit të IMF në institucione fitimprurëse, OJQ-të tjera e dërguan çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila e bllokoi atë ligj duke e cilësuar si “jo-kushtetues”.

Fushata e OJQ-ve argumentonte që ky ndryshim do të bënte që paratë e donatorëve të shkojnë në duar të investitorëve privatë.

Të pyetur për të dhënë mendimin e tyre për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, menxhmenti aktual i KEP i tha BIRN-it që ata kanë besuar se ‘ligjëbërja në të ardhmen” do të jetë më mirëkuptuese ndaj pikëpamjeve të IMF-ve.

“KEP-i ndjen keqardhje që IMF-të, që ishin akterët kryesorë në këtë proces, nuk ishin lejuar të flasin në dëgjimin publik [të Gjykatës Kushtetuese]”, thanë ata.

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se si rezultat i një operacion të befasishëm që zyrtarët policor të stacionit të Podujevës kryen mëngjesin e sotëm (19.04.2024), u arrestua një person i kërkuar nga Gjykata.

Sipas Policisë, personi i kërkuar B. B. 41-vjeçar, ka qenë në arrati deri më sot.

41- vjeçari pas arrestimit nga ana e Policisë është dërguar në vuajtje të dënimit prej tri vitesh.

Tutje u shtua se Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.