Muriithi Kagai | Foto: Facebook

Muriithi Kagai: Kombinimi i Modestisë me Milionat

Në vitin 2012 kur kishte kandiduar për t’u bërë guvernator i qarkut Kirinyaga në Kenian qendrore, Muriithi Kagai, gjithmonë mundohej të theksonte fëmijërinë e tij të varfër dhe jetën modeste.

“Ai është një njeri i thjeshtë dhe sillet si fshatar kur është në fshat”, shkruan në biografinë e tij të publikuar në blogun e tij të zgjedhjeve.

“Kagai ka ecur gjatë dhe shpesh i zbathur për të shkuar në shkollë, ndonjëherë edhe pa uniformë ose uniformë të shqyer, ai i është bashkuar fëmijëve të tjerë në shkollë me mure të papastërta të klasave dhe pastaj ka shkuar në shtëpi për të studiuar me dritën e llambave me vaj.”

Por “njeriu i thjeshtë” i Kenias, ka qenë po ashtu, njëri ndër personat më të paguar në Kosovë gjersa ai u shkarkua në vitin 2010, duke marrë në shtëpi rreth 1,2 milionë euro gjatë qëndrimit të tij për një dekadë si udhëheqës i institucionit mikrofinanciar jofitimprurës, Programit Kosovar për Ndërmarrësi (KEP).

Përderisa KEP kërkonte që të ndihmonte të varfrit në Kosovë, ajo po ashtu ka përdorur bujarinë e donatorëve dhe të kredidhënësve të vet për të dhënë paga dhe shpërblime tjera të paarsyeshme, për të mos thënë tërësisht të paligjshme – kjo sipas Bankës Qendrore të Kosovës dhe Zyrës së Qeverisë për Monitorim të OJQ-ve.

Pagës vjetore prej 182,000 eurove të Kagait i ishin shtuar edhe bonuse tjera, përfshirë shpenzimet për shtëpitë e tij në Prishtinë dhe Beograd, fonde për shkollimin privat të fëmijëve të tij, si dhe përdorimin e veturave të organizatës etj.

Por keniani pretendon që e ka merituar çdo cent.

“Me status ligjor KEP është një OJQ dhe paga si dhe beneficione të tilla nuk janë diçka e zakonshme për një OJQ”, e pranon ai. “Por nga lloji i aktivitetit ju jeni një biznes dhe ju duhet të dini se s’i të funksiononi brenda një biznesi”.

Pavarësisht pretendimeve nga auditorët e brendshëm dhe Banka Qendrore e Kosovës se KEP ka qenë në vështirësi financiare në kohën kur Kagai ishte larguar, ai pretendon se e ka lënë organizatën në gjendje të mire dhe se financat ishin përkeqësuar vetëm në vitet vijuese.

Fajin për këtë Kagai lë faktit që librat e kredive të KEP ishin përgjysmuar që nga viti 2011 nën hundën e Bankës Qendrore dhe menaxherëve pasues.

“Para se gjithash, BQK-ja duhet të turpërohet nga vetvetja”, tha ai. “Ata e kanë fundosur institucionin – numër një… për mua, dëmi për të parë KEP-in duke e marrë tatëpjetën ka qenë mjaft prekës dhe asgjë nuk mund të ma lehtësojë këtë,” tha ai.

Kagai shtoi se ka pasur të drejtë për të kërkuar 1,2 milionë euro dëmshpërblim nga KEP për shkarkim të padrejtë. Rasti akoma është në gjykatat e Kosovës dhe është kundërshtuar nga KEP.

Ai i ka mbetur i palëkundur nga humbja e tij në zgjedhjet e vitit 2012 si guvernator në Kenia: “Ju siguroj që në vitin 2017 do të garoj prapë”.

 

Lexo këtu hulumtimin e plotë për KEP:

Gjiganti Kosovar i Kredive Buzë Greminës