Luksi i Qeverisë me ‘Ligjet’ e UNMIK-ut

Institucionet qeveritare, agjencitë e pavarura e ndërmarrjet publike vazhdojnë të blejnë telefona të fjalës së fundit të teknologjisë me pare të shtetit. Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se këto institucione e kanë gjetur bazën ligjore në një udhëzim adminsitrativ të kohës së UNMIK-ut, i cili edhe bazohet në rregullore të UNMIK-ut të vitit 2001.