Kontrata e Pazbatuar Kolektive

Dje (më 11 prill 2017) i ka skaduar afati Kontratës Kolektive të Arsimit Parauniversitar, e cila është nënshkruar në prill të vitit 2014 nga Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) dhe nga ministri i atëhershëm i Arsimit, Ramë Buja. Komunat nuk e kanë zbatuar këtë kontratë, sidomos pjesët për pagesën përcjellëse dhe shpërblimin jubilar.