Ende pa përfunduar, asfalti në rrugën Skenderaj-Drenas dëmtohet

Ende pa u bërë një vit që kur punimet rinisen për zgjerimin e rrugës rajonale më katër korsi Skenderaj- Drenas është dashur që të intervenohet përsëri.

Kjo pasi që në shumë pjesë përgjatë fshatrave Terstenik dhe Polluzhë asfalti i shtruar ishte dëmtuar pas disa muajve dhe si rrjedhojë sanimi shihet dukshëm në disa pjesë.

Rruga që do të mundëson qasje më të lehtë në magjistralen Prishtinë-Pejë kishte filluar në korrik të vitit 2014 në kohën kur ministër i Infrastrukturës ishte Fehmi Mujota, që më pas kaloj në barrën e Lutfi Zharkut dhe tashmë të Pal Lekajt.

Ndërkaq KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga gjendja e asfaltit në të cilën shihet së në muajin janar të këtij viti, janë formuar gropa në mes të rrugës.

Skenderaj-Drenas /janar 2019
Skenderaj-Drenas /janar 2019

Ndërsa sot, pas 5 muajve disa muajve, sanimi i asfaltit shihet qartë edhe në shumë pjesa tjera dhe që disa korsi ende nuk janë as afër përfundimit të shtresës së parë.

Skenderaj – Drenas, qershor 2019 / KALLXO.com
Skenderaj – Drenas, qershor 2019 / KALLXO.com
Skenderaj – Drenas, qershor 2019 / KALLXO.com

Pavarësisht vonesave dhe kualitetit të dobët, ministria e udhëhequr nga Pal Lekaj nuk tregon së kur do të përfundoj i gjithë projekti.

KALLXO.com ka dërguar pyetje disa herë brenda këtij viti në ministrinë e Lekajt për të marr përgjigje se kur do të finalizohet por që si rrjedhojë të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.

Mirëpo, përmes një komunikate për media, kjo ministri para disa ditësh dhënë sqarime lidhur më këtë projekt, pa dhënë më shumë detaje.

“Rruga R102, Komoran – Skënderaj, dhe ajo nga Drenasi që lidhet me autoudhën Prishtinë – Pejë, konkretisht te “Kroni i Mbretit”, do të zhvillohen ndaras dhe sipas marrëveshjeve të nënshkruara dhe rregullave të parapara”, thuhet në njoftimin e MIT.

Në anën tjetër, në muajin tetor të vitit paraprak, ministria kishte deklaruar së pas ndërprerjeve për shkak të shpronësimit, punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të planifikuar.

“Segmenti i parë, rreth 3 kilometra e gjysmë, ka filluar në prill të 2018-ës parashihet të përfundoj për 180 ditë pune dhe projekti po zhvillohet sipas planit dinamik. Ndërsa segmenti i dytë, me gjatësi rreth 3 kilometra, i filluar po në muajin prill, parashihet të përfundoj për 230 ditë pune dhe të gjitha punët po kryhen sipas planifikimit”, ka thënë zyra e Lekajt – duke shpresuar që mos të paraqiten probleme në shpronësim, që do të ngadalësonte dinamikën e punimeve.

Në ceremoninë e inaugurimit të nisjes së punimeve në prill Lekaj kishte paralajmëruar qe deri në vitin 2023, “Drenica ashtu si krejt Kosova do të jetë e kompletuar në infrastrukturë, moderne dhe me të gjitha elementet e sigurisë dhe sinjalistikës”.

Për qarkullimin e automjeteve janë mundësuar 2 rrugë alternative të obligueshme anash punimeve.

https://kallxo.com/qeveria-haradinaj-ngece-ne-ndertimin-e-autostrades-se-skenderajt/

.