E Drejta e Mohuar e Grave

Hulumtimi i transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë” edhe një herë dëshmoi se gratë dhe vajzat e Kosovës edhe më tutje janë të diskriminuara.

Megjithëse edhe ligjet aktuale garantojnë të drejta të barabarta në pronë dhe në trashëgimi, shumë dispozita të këtyre ligjeve të vjetra, si ai për Noterinë, Procedurën Jokontestimore dhe Ligji për Trashëgiminë në praktikë deri më tani nuk kanë garantuar që gratë t`i gëzojnë të drejtat e tyre të plota.

Të dhënat zyrtare tregojnë që gratë në Kosovë janë pronare vetëm të 15 për qind të pronave.

Të gjeturat nga terreni tregojnë se gjendja për sa i përket regjistrimit të pronave në emër të grave nuk kanë ndryshuar shumë.

Statistikat e fundit të publikuara nga Agjencioni Kadastral tregojnë se 76.2% e pronave janë në emër të burrave dhe vetëm 15.3% janë të regjistruara në emër të grave dhe vajzave.

Në 30 debatet televizive “Jeta në Komunë”, rreth 100 kandidatë për kryetarë të komunave të zgjedhjeve të 22 tetorit u pyetën nëse e kanë pronën të regjistruar në emër të tyre.

Nga përgjigjet që ata i kanë dhënë del se 42 prej kandidatëve janë përgjigjur se ende pasuria është e bashkësisë familjare, 16 prej kandidatëve janë përgjigjur se e kanë të regjistruar pasurinë si të përbashkët ose kanë pasuri edhe në emër të bashkëshortes.

Dy prej tyre kanë deklaruar se nuk kanë pasuri të tyren dhe rrjedhimisht nuk mund ta regjistrojnë si të përbashkët dhe dy të tjerë kanë deklaruar se pasuria është në emër të fëmijëve të tyre.

Hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” tregoi se gjendja nuk është e mirë as kur në pyetje janë zbatuesit e ligjit.

Nga të dhënat e prezantuara del se gjyqtarët dhe prokurorët nuk e kanë konsideruar të rëndësishme që të tregojnë se a i kanë pronat dhe pasurinë e tyre të regjistruara ashtu siç e rregullojnë ligjet në fuqi.

Pra, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve siç tregoi hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” nuk kanë treguar fare për statusin e pronave të tyre.

Kurse, nga pjesa më e madhe e atyre pak gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë përgjigjur del se pronat i kanë në emrin e tyre dhe jo edhe të grave të tyre ashtu siç e kërkon ligji.

Gjyqtarët dhe prokurorët (nuk) tregojnë për pronat e tyre

Enver Peci, kryetar: Prona/ pasuria në emrin e tij.

Gyltene Sylejmani gjyqtare: Prona/pasuria në emrin e saj

Emine Kaçiku, gjyqtare: Pasurinë/prona e regjistruar ne emër të saj dhe burrit ½

Emine Mustafa gjyqtare: Prona/pasuria e regjistruar në emër të saj dhe burrit ½

Erdogan Haxhibeqiri gjyqtar: Trashëgiminë e pazgjidhur

Beshir Islami gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Muhamet Rexha, gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Shukri Sylejmani gjyqtar: Prona në proces të legalizimit

Katër gjyqtarët tjerë për shkak të angazhimeve të tyre nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjykata e Apelit ka 35 gjyqtarë. Asnjëri prej tyre nuk ka treguar se a e ka të regjistruar pronën/pasurinë siç parashihet me ligjet në fuqi.

Nga 85 gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe degëve të saj, vetëm 19 prej tyre kanë treguar si i kanë të regjistruara pronat dhe pasurinë e tyre.

Xhevat Begolli gjyqtar: Shtëpia në emrin e tij

Faton Bajrami gjyqtar:  Prona/pasuria e regjistruar në emrin e tij

Daut Behrami  gjyqtar: Prona/pasuria e regjistruara në emrin e tij

Mustafë Selimi gjytar: Prona/pasuria e regjistruar në emrin e tij.

Selman Sahiti gjyqtar: Prona/pasuria e regjistruar në emrin e tij

Shefshet Baleci gyqytar: Prona/pasuria e regjistruar në emrin e tij

Rrustem Begolli gjyqtar: Prona/pasuri e regjistruar në emrin e tij

Valbona Halimaj gjyqtare: Prona/pasuria në emër të burrit

Salihe Ahmetaj gjyqtar: Prona/pasuria e regjistruar në emrin e burrit

Avni Syla gjyqtar:  Trashëgimia e pazgjidhur

Binak Duqi gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Vesel Gorani gjyqtar:  Trashëgimia e pazgjidhur

Bujar Muzaqi gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Latif Xhemajli gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Gazmend Bahtiri gjyqtar: Prona/pasuria e regjistruar në emër të dy bashkëshortëve

Drita Rexhaj gjyqtare: S`ka krijuar pasuri gjatë jetës bashkëshortore

Adnan Isufi gjyqtar: Në proces të legalizimit

Rexhep Gashi  gjyqtar: Pasuria/Prona Në proces të legalizimit

Minir Hoti gjyqtar:  Trashëgimia e pazgjidhur, shtëpia në emrin e tij, disa prona ende në proces  të regjistrimit.

Asnjë nga gjyqtarët e Prizrenit nuk ka kthyer përgjigje.

Njëjtë kanë vepruar edhe kolegët e tyre nga Gjakova, Peja dhe Mitrovica.

Ndërsa nga Ferizaj, nga 33 gjyqtarët, vetëm tre prej tyre janë përgjigjur pozitivisht.

Burhan Berisha Gjyqtar: Prona e regjistruar në emrin e tij

Zajrete Muhaxheri gjyqtare: Prona/pasuria në emrin e burrit

Nazife Beqiri gjyqtare: Pasuria e përbashkët e regjistruar një pjesë në emrin e saj, tjetra të burrit

Nga Gjilani i vetmi që ka treguar për pasurinë e tij është gjyqtari Berat Spahiu, të gjitha pronat e krijuara pas martesës i ka të regjistruara në emrin e tij dhe të bashkëshortes. Për këtë ka ofruar edhe dëshmi.

Të dhënat e njëjta i kemi kërkuar dhe nga prokurorët e shtetit.

Mirëpo, ‘shembullin’ e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, i cili ka treguar se pronën e ka të regjistruar në emrin e tij, nuk e kanë ndjekur pothuajse të gjithë prokurorët.

Përveç prokurorit Sylë Hoxha dhe prokurores Shpresa Bakija dhe prokurorëve nga Peja, të tjerët nuk kanë treguar se në emër të kujt i kanë të regjistruara pronat.

Aleksandër Lumezi Kryeprokuror i Shtetit: Prona e regjistruar në ermin e tij

Sylë Hoxha prokuror: Prona e regjistruar në emrin e tij

Shpresa Bakija, prokurore: Pasuria e regjistruar në emrin e burrit

Zvarritja e Ligjeve

Siç tregoi hulumtimi i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, numri më i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pra i njerëzve që çdo ditë merren me zbatimin e ligjeve, nuk kanë treguar se a i kanë të regjistruara pronat e tyre ashtu siç kërkohet me ligj.

Tri ligje bazike që prekin në mënyre direkte të drejta pronësore ai për Trashëgiminë, Procedurën Jokontestimore dhe ai për Noterinë, ka pothuajse një vit që janë zvarritur.

Ligji për Trashëgiminë, ai për Procedurën Jokontestimore dhe ai për Noterinë, dështuan të miratohen pas rënies së Qeverisë dhe shpërndarje së Kuvendit.

Si rezultat i shpërndarjes së Kuvendit, këto tri ligje është dashtë të riprocedohen nga fillimi.

Labinot Leposhtica nga Zyra Ligjore e BIRN dhe Internews Kosova, tregon se kjo zvarritje e miratimit të pakos ligjore u ka kushtuar shumë atyre grave dhe vajzave që kanë kërkuar të drejtat e tyre.

“Rrëzimi i Qeverisë dhe shpërbërja e Kuvendit e kanë ndërprerë në gjysmë dhe e kanë zvarritur shqyrtimin dhe miratimin e tri projektligjeve, atij për Noterinë, Procedurën Jokontestimore dhe për Trashëgiminë. Shumë gra dhe vajza të cilat kanë qenë në procedura për t`i fituar të drejtat e tyre pronësore kanë humbur shumë nga koha e tyre, pasi sikur këto tri ligje të ishin miratuar para po thuajse 9 muajsh”, ka deklaruar Labinot Leposhtica.

Ai ka treguar se rekomandimet e tyre që i kanë dhënë për pakon ligjore kanë gjetur mbështetjen e deputetëve, pasi sipas tij shumica e rekomandime kanë buruar nga praktika që kanë hasur në gjykata.

Donjeta Elshani nga organizata “Polis”, thotë se shumë rekomandime të tyre që i kanë dhënë në legjislaturën e kaluar i kanë ripërsëritur dhe tani pas riprocedimit të pakos së ligjeve.

Ajo thotë se presin që të njëjtat të shqyrtohen nga ana e deputetëve dhe të jenë pjesë integruese e këtyre ligjeve.

“I kemi ripërsëritur rekomandimet tona, pasi te tri ligjet janë riproceduar nga fillimi. Një nga rekomandimet tona është që trashëgimtarëve t`u hiqet e drejta e heqjes dorë nga trashëgimia, pra që me automatizëm t`u bartet pjesa që u takon. Por kemi rekomanduar që t`u lihet e drejta që ata që nuk e duan më vonë pjesën e tyre t`u njihet e drejta e dhurimit. Sepse ne kemi parë që shumica e atyre që heqin dorë nga e drejta në trashëgimi janë gratë dhe vajzat e të cilat në shumë raste heqja dorë nga e drejta e tyre ua rëndon edhe më shumë jetën e tyre socio-ekonomike”, ka thënë Elshani.

Deputeti Korab Sejdiu thotë se në Komisionin për Legjislacion kanë kaluar në shqyrtimin e parë këto projektligje.

Ai tregon se nga mosfunksionimin i legjislaturës së kaluar tani në komision kanë shumë projektligje.

Kjo sipas tij po ua pamundëson deputetëve që të shqyrtojnë në detaje secilin projektligj e sidomos rekomandimet që i kanë dhënë shoqëria civile.

“Aktualisht jemi të ballafaquar me një numër shumë të madh të projektligjeve, një pjesë e madhe e këtyre projektligjeve prekin sfera që janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Dhe neve si deputet edhe brenda komisioneve po na e pamundëson që t`i adresojmë në përmbajte të gjitha këto ligje. Dhe unë personalisht kam kërkuar komente si për Ligjin e Noterisë, por edhe për ligjet tjera. Njëkohësisht kam kërkuar komentet edhe nga qytetarët dhe nga shoqëria civile”, ka thënë deputeti Sejdiu.

Siç tregoi hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”, aktualisht tri ligjet bazike që rregullojnë të drejtat e grave në pronë janë në procedurë brenda Kuvendit të Kosovës. Dhe pritet që ditëve në vijim të shqyrtohen nga ana e deputetëve.

Ministria e Shëndetësisë ka shpenzuar rreth 600 mijë euro për të realizuar Sistemin i Informimit të Fondit për Sigurime Shëndetësore (SIF).

Për mirëmbajtjen e këtij sistemi, për një vit, Ministria e Shëndetësisë i harxhoi 64 mijë euro.

“Kosto e mirëmbajtjes vjetore në vitin 2021, ishte 64,000.00 € për periudhën shkurt – tetor 2021. Kostoja e mirëmbajtjes vjetore në vitin 2022 ishte 64,000.00 € për periudhën shkurt 2022, janar 2023”- thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për KALLXO.

Por SIF-i nuk kryen asnjë funksion për Ministrinë e Shëndetësisë para se të funksionalizohet Sistemi Informativ Shëndetësor (SISH).

“Momentalisht Fondi nuk shfrytëzon asnjë nga funksionet e Sistemit Informativ (SIF)”- thuhet në përgjigjen e U. D. drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Bujar Kaçuri.

I pyetur se pse është funksionalizuar SIF-i para SISH-it, Kaçuri, ka thënë se ky sistem është funksionalizuar me kërkesë të menaxhmentit paraprak të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

“Sistemi i informimit te Fondi (SIF), është implementuar gjatë vitit 2019. Kërkesa me arsyeshmërinë për implementimin e këtij sistemi është bërë nga ish menaxhmenti i Fondit”- thuhet më tej në përgjigje.

Për implementimin e SIF-it, Ministria e Shëndetësisë përmes Qeverisë, ka marr kredi nga Banka Botërore.

“Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore miratoi më 13.05.2014, një kredi koncesionare prej 25.5 milionë dollarësh për Projektin e Shëndetësisë së Kosovës për të përmirësuar mbrojtjen financiare nga shpenzimet shëndetësore për të varfërit, dhe cilësinë e kujdesit për shërbimet për shëndetin prioritar të nënës dhe fëmijës dhe për sëmundjet jo-transmetuese në Kosovë”- thuhet në përgjigjen e Bankës Botërore.

“Afati i maturimit i kredisë është 25 vjet, me një ‘greis periudhë’ 5 vjeçare. Marrëveshja për financimin e projektit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore është nënshkruar më 15.01.2015. Projekti ka hyrë në fuqi më 20.05.2015, pas ratifikimit të marrëveshjes për projektin nga Kuvendi i Kosovës”- thuhet në përgjigjen e Bankës Botërore.

Ndërsa SIF-i ishte krijuar gjatë vitit 2019, në kohën sa ishte PDK-ja në qeverisje, Bekim Haxhiu, deputet nga kjo parti por edhe anëtar në komisionin për shëndetësi, ka thënë se ky sistem në atë periudhë kohore u ndërlidh në afate rekorde me Regjistrin Civil të Qytetarëve të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, Bankën Qendrore të Kosovës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Odën e Farmacistëve (listën e farmacistëve të licencuar), por edhe me Sistemin e Informacionit Shëndetësor (SISh – Basic HIS).

“Implementimi i e-recetës përmes – SIF, gjithashtu ndihmon në menaxhimin më të mirë të recetave mjekësore dhe uljen e gabimeve në dhënien e ilaçeve, duke ndikuar pozitivisht në cilësinë e shërbimeve shëndetësore të ofruara për qytetarët. Për të siguruar një përdorim të suksesshëm dhe të efikas të këtij sistemi të ri, u organizuan trajnime të gjera për farmacistët dhe përdoruesit e tjerë të SIF dhe të e- recetës”- tha Haxhiu

Për sa i përket mos shfrytëzimit të këtyre sistemeve, Haxhiu ka thënë se fajin kryesor e ka Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Ne kemi informatat si komision që prej vitit 2019 e tutje nuk ka pas asnjë lloj mbështetje apo iniciativë nga Qeveria dhe nga MSH për të punuar në drejtim të implementimit të sigurimeve shëndetësore, po ashtu fondi kishte operuar pa organin kryesor vendimmarrës (Bordin) pothuajse 2 vite që është një tjetër pengesë e madhe për të caktuar prioritetet dhe për të marr vendime lidhur me mbledhjen e premiumeve, finalizimit të listës bazike të shërbimeve shëndetësore, listën e barnave, finalizimin e akteve nënligjore që janë përgjegjësi e bordit, rritjen e kapaciteteve me staf, etj. Pra përgjegjësia kryesore për mos implemtimin dhe mos shfrytëzimin e këtyre sistemeve bie mbi Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë”- tha Haxhiu.

Pse është krijuar SIF-i?

“Sistemi Informimit të Fondit në vazhdim (SIF) është krijuar, mbi bazën e legjislacionit në fuqi dhe paraqet sistemin bazë për administrimin dhe menaxhimin e aktiviteteve që ndërlidhen me sigurimet shëndetësore. Sistemi i Informimit të Fondit mundëson menaxhimin shumë dimensional të funksioneve që ofrohen nga Fondi Sigurimeve Shëndetësore në kuadër të kornizës aktuale ligjore. Por, nëse një kornizë e tillë ndryshon, domosdoshmërisht implikon ndryshime dhe përshtatje të sistemit aktual”- thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Funksioni i Sistemit të Informimit të Fondit

SIF është krijuar për planifikimin dhe menaxhimi e buxhetit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, kontrollimin dhe informimin automatik për statusin e shtetasve në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, pranimin dhe administrimin me premiumet shëndetësore të paguara nga bizneset, pranimin dhe administrimin me premiumet individuale të paguara vullnetarisht, administrimi me listën e barnave që ofrohen nga barnatoret e kontraktuara dhe rimbursohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, administrimin me listën e shërbimeve shëndetësore që ofrohen nga institucionet shëndetësore dhe rimbursohen nga Fondi Sigurimeve Shëndetësore.

SIF-i është krijuar edhe për kontraktimin e barnatoreve për ofrimin e barnave të rimbursuara, për komunikimin me sistemet e Institucioneve të Republikës së Kosovës (ARC, ATK, BQK, MFT, AKPPM, etj.) për ofrimin automatik të shërbimeve në kohë reale.

Ministria e Shëndetësisë tutje në përgjigjen e saj thotë se menaxhimi i skemës së Sigurimeve Shëndetësore, në të ardhmen kërkon sistem të avancuar të informimit.

“Pas funksionalizimit të skemës së sigurimeve shëndetësore pa një sistem të tillë është i pamundur menaxhimi efikas i një skeme komplekse”- thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Modulet e SIF dhe proceset që modulet mbulojnë

  1. Financa dhe kontabilitetit – Përmes këtij moduli mundësohet menaxhimi dhe administrimi me financat e Fondit.
  2. Regjistri i anëtarëve – Përmes këtij moduli administrohet Trungu i të Siguruarve dhe mundësohet informimi në lidhje me numrin e përfituesve të tyre.
  3. Regjistri i skemave sociale – Përmes këtij moduli ofrohen të dhënat nga skemat sociale, të cilat sipas ligjit janë përfitues të sigurimit shëndetësor.
  4. Mbledhja e kontributeve nga bizneset – Përmes këtij moduli mundësohet raportimi dhe mbledhja e kontributeve nga bizneset sipas Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.
  5. Premiumet individuale – Përmes këtij moduli mundësohet lëshimi i urdhër-pagesës për të gjithë shtetasit që nuk kanë statusin “i/e siguruar” dhe dëshirojnë që në mënyrë vullnetare të jenë pjesë e Regjistrit të të siguruarve.
  6. Institucionet shëndetësore – Përmes këtij moduli mundësohet administrimi me institucionet shëndetësore sipas raportimeve me kode unike nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të cilat kontraktohen nga Fondi për ofrimin shërbimeve shëndetësore.
  7. Barnatoret – Përmes këtij moduli mundësohet kontraktimi i barnatoreve dhe lejimi i ofrimit të shërbimeve përmes e-Recetës.
  8. Regjistri farmacisteve – Ky regjistër popullohet më të dhëna nga Oda e Farmacisteve të Kosovës, i cili shërben gjatë kontraktimit të barnatoreve.
  9. Barnat dhe shërbimet shëndetësore – Përmes këtij moduli ofrohet shërbimi i përcaktimit të përqindjes së rimbursimit nga Fondi për barnat dhe shërbimet shëndetësore.
  10. E-Receta – Përmes këtij moduli mundësohet qasja e të gjitha barnatoreve të kontraktuara nga Fondi dhe ofrimi i barnave për pacientë sipas listës së përcaktuar të rimbursimit.
  11. E-Pacienti – Përmes këtij moduli mundësohet ofrimi informacioneve për pacientin në lidhje me statusin në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe qasjen në historinë shërbimeve dhe barnave të marra.
  12. Administrimi – Përmes këtij moduli mundësohet administrimi dhe konfigurimi parametrave të sistemit.
  13. Asetet – Përmes këtij moduli mundësohet regjistrimi, zhvlerësimi, ri-vlerësimi dhe tjetërsimi aseteve.
  14. Tiketat – Përmes këtij moduli mundësohet raportimi problemeve në sistem nga përdoruesit fundor dhe trajtimi tyre nga administratori i sistemit, etj.