Dokument: AKI-ja synon të blejë "Golden Eagel" për agjentët

Agjencia Kosovare e Inteligjencës kërkesat e saj për furnizim me artikuj ushqimor i ka fokusuar në pije.

Në tenderin 23.5 milonësh të shpallur javë më parë nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, AKI në dallim prej komunave të Kosovës dhe instuticioneve të tjera ka porositur vetëm ujë, lëngje të gazuara dhe pije energjike vendore “Golden Eagle”.

Në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com, shihet se AKI-ja ka porsitur 48 copë pije energjike “Golden Eagle” apo ekuivalente, 120 pije të gazuara të brendeve të ndryshme, e 220 lëngje të frutave.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës po ashtu në këtë tender ka porositur edhe 48 copa ujë të thjeshtë e 24 mineral.

Ky agjencion i cili udhëhiqet nga Shpend Maxhuni, në tenderin e AQP-së nuk ka kërkuar asnjë artikuj ushqimor, përfshirë këtu asnjë produkt serb.

KALLXO.com ka raportuar se shumë komuna të Kosovës në këtë tender kanë kërkuar nga AQP që t’i furnizojë më mallra serbe “Plazma”, “Eurokrem”, “Smoki” etj. Po ashtu këto komuna kishin kërkuar edhe produkte të tjera me vendosje të markave.

Ndryshe, vendosja e markave të prodhueseve është e ndaluar me nenin 28 të Ligjit të Prokurimit Publik.

Ndërsa AQP-ja e cila bënë prokurime për të gjitha institucionet, në emërtimin e produkteve që synon t’i blejë ka vendosur marka të prodhuesve të caktuar.

Në tenderin, që është i ndarë në 9 llote dhe që pritet të kushtojë rreth 23.5 milionë euro, tek specifikat teknike janë edhe artikujt: “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta” por që pas tyre shkruhet edhe ekuivalentë.

AQP-ja, në arsyetimin e saj, ka thënë se kanë përdorur një shabllon të vitit 2015.

“Për informimin tuaj, ky gabim ka ngel nga Dosjet e vjetra, sepse ketë vit, AQP gjatë  grumbullimit te kërkesave nga AK-se ka përdorur shabllonin e vitit 2015, dhe Zyrtari përgjegjës i prokurimit se bashku me Autoritetet Kontraktuese kane bere lëshim teknik pasi qe nuk kane modifikuar shabllonin ne përputhje me rrethanat”, është thënë në komunikatën e AQP-së.

KALLXO.com, ka shkruar se kjo Agjenci pas reagimit publik është angazhuar për t’i larguar nga lista vetëm prodhimet serbe, siç janë: “Smoki”, “Plazma” dhe “Eurokrem”.

Për vendosjen e shabllonit të vjetër, KALLXO.com, ka marrë vesh se drejtori i përgjithshëm i AQP-së, Behxhet Rukiqi është dërguar në komision disiplinor nga Ministria e Financave.

https://kallxo.com/kamenica-injoron-plazmat-por-porosit-eurokrem-dhe-smoki/

https://kallxo.com/decani-porositi-argeta-e-eurokrem-per-shtepine-e-komunitetit-mohon-pergjegjesine-per-markat/

https://kallxo.com/komuna-qe-udhehiqet-nga-aak-ja-porositi-produkte-serbe/

https://kallxo.com/arsyetimi-i-komunes-se-gjakoves-per-porosine-e-produkteve-serbe/

https://kallxo.com/tenderi-i-novoberdes-red-bull-golden-eagle-e-plazma/?fbclid=IëAR01rlaëOC0rZavOxëDf9ëcMt9xCBCTa4XnZh-dcEEqaEqFbqDnUYf8Hnb8

https://kallxo.com/komuna-e-drejtuar-nga-pdk-porositi-produkte-serbe-si-plazma-e-eurokrem/?fbclid=IëAR35M95lrMtDCZA1yn_vhtKyobg5qYJYMX8pEKsk-Uutz6PpTx5u3MdKkDM

https://kallxo.com/dokument-komuna-e-drenasit-kerkoj-te-bleje-plazma-e-euro-crem-serb/?fbclid=IëAR1cn2L2DqZbë69jyiNb5XbUa0rësiËHRABd02mjepUDVZe4m77JxHQmOKg

https://kallxo.com/tenderi-i-novoberdes-red-bull-golden-eagle-e-plazma/?fbclid=IwAR0iGLPdzGlrzAM2nZcfOGFOAgY–a86_N4JelWhVc7YBkagnPTsotC1IkA

https://kallxo.com/hani-i-elezit-planifikoi-te-bleje-red-bull-e-golden-eagle/?fbclid=IwAR2vFfSBFH8_n2h0gHEp7fPH7Z49uED8hv38a6APQqzTOp63DXBBJp6-tUI