Foto: KALLXO.com

Dëshmi për lidhjet e policisë me kontrabandën në veri

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” publikoi materialet filmike nga hulumtimi gjashtëmujor për rrjetet e kontrabandës në Leposaviq e Zubin Potok.

Hulumtimi sjell pamje filmike të momenteve kur para dorëzohen në vende të caktuara për llogari të policëve të Kosovës.

Hulumtuesit kanë vendosur kamera të cilat kanë filmuar me ditë të tëra rrugët ilegale duke filmuar në flagrancë dhjetëra kamionë të kontrabandës.

Reportazhi sjell edhe dëshmi të kontrabandistëve të zonës, të cilët flasin për lidhjet e tyre me Policinë dhe format e kontrollimit të pagesave të parave.

Hulumtimi, i cili transmetohet në dy episode, zbardh rrjetet e kontrabandës dhe lidhjet e tyre me trafikantët nga pjesa jugore e Kosovës.