Akuza Ndaj ish Ushtarit të UÇK-së

Emisioni solli hulumtimin ekskluziv që tregon se si u kidnapua nga shtëpia e tij Haxhi Përteshi në qershor të vitit 1998.

Në emision u transmetuan pretendimet e familjarëve të Haxhi Përteshit të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes së 26 qershorit të  1998, natën kur kryefamiljari i tyre ishte marrë nga shtëpia nga persona të maskuar me uniforma të UÇK-së.

Detaje se kush ishte personi pa maskë që e kishte marrë kryefamiljarin familjes Përteshi nga shtëpia dhe çfarë kishin biseduar personat me maska me Haxhi Përteshin, i cili pesë ditë më vonë ishte gjetur i vdekur në qendër të Fshatit Duhël, janë pjesë e hulumtimit.

Emisioni sjell edhe deklaratat e ish-ushtarit të UÇK-së, Remzi Shala, me nofkën e luftës “Molla e Kuqe” i cili po akuzohet për privimin nga liria të Haxhi Përteshit nga shtëpia e tij.