Hekuran Murati: Autostrada e Dukagjinit të ndërtohet pa shpronësime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Hekuran Murati në një intervistë për KALLXO.com ka folur për idenë e ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Ai ka thënë se është pro ndërtimit të autostradës, por sipas tij pa shpronësime.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për shumë çështje tjetër. Duke folur për monopolin në homologimin e automjeteve, Murati thotë se ai do të punojë jo vetëm për heqje të monopolit, por edhe për heqjen e tërësishme të homologimit të veturave.

Nëse arrinë të bëhet deputet, Murati thotë se kauza e tij do të jetë zvogëlimi i shpenzimeve të lluksit nga ana e Qeverisë si dhe riorientimi i shpenzimeve buxhetore që sipas tij do të krijonin vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik.

Murati thotë se si deputet do të punojë në liberalizimin i tregut të sigurimeve, pasi që çmimi i tyre është i sheshtë.

Murati që është bërë pjesë e Vetëvendosjes pak kohë para publikimit të listave për deputetë, thotë se nuk ka gjasa të kalojë në ndërroj partinë.

Ai është deklaruar kundër ndërtimit të termocentralit të tretë më qymyr si dhe kundër djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit.

Përveç këtyre ai është deklaruar edhe kundër përdorimit të qeseve të plastikës, kundër shtijës së telekomit.

Duke folur për martesat në mes të gjinisë së njëjtë, Murati thotë se është e drejtë e njeriut dhe shteti duhet të i’a garantojë ato, ndërsa për bartjen e shamisë në shkolla, Murati thotë se feja duhet ta ketë vendin e vet në moshën e duhur.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të LVV-së, Hekuran Murati:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Hekuran Murati: Kauza ime nëse bëhem deputet do të jetë zvogëlimi i shpenzimeve të luksit të Qeverisë, do të jetë riorientimi i shpenzimeve buxhetore drejt projekteve që krijojnë vende punë dhe zhvillim ekonomik dhe do të jetë mobilizimi i kapitalit të diasporës për me investu në Kosovë.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Hekuran Murati: Unë mendoj që posti i deputetit është kogja i rëndësishëm për Qeverinë e ardhshme.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Hekuran Murati. Duhet të hiqen disa taksa, siç është homologimi, me të cilën kam punuar në të kaluarën, kësaj radhe edhe si deputet. Në arsim, shkollimi duhet të jetë falas për të gjithë pa diskriminim dhe poashtu duhet të kem trajtim ma fer për shtresën që është në varfëri.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Hekuran Murati: Amandamenti i parë do të jetë ky për homologim, që të hiqet në tërësi ky obligim për veturat që importohen nga Evropa. I dyti do të jetë liberalizimi i tregut të sigurimeve. Ndonëse ka një numër të madh të kompanive të sigurimeve, çmimi nuk është i liberalizum, pra kemi një çmim të sheshtë për të gjitha kompanitë edhe e treta ka të bëjë me sektorin financiar, ku mendoj që ligji për bankat duhet të ndryshohet që me i leju inovacionet e reja të teknologjisë në industrinë financiare me u zhvillu ma tepër në Kosovë

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Hekuran Murati: Unë vi nga Ferizaj. Problemi i parë ka të bëjë me hekurudhën që kalon përmes qytetit dhe shumë kryetar të komunave kanë ra në atë teh dhe janë pre dhe se s’kanë ditë te ofrojnë zgjidhje konkrete dhe tash e kemi një projekt të dështuar 8 milionë euro. Problemi i dytë ka të bëjë me ndërtimet e egra që e kanë shkatërru qytetin, pa asnjë kriter veç pse disa prej ndërtuesve janë të afërt me partinë që qeverisë Komunën dhe e treta është uji i pijshëm.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Hekuran Murati: Jo

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Hekuran Murati: Mund të ketë gjasa, sepse si deputet vullneti është i lirë, por nuk mendoj që do të jetë vota ndryshe kur vjen puna te interesi kombëtar.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Hekuran Murati: Mendoj që njerëzit që vuajnë në këtë vend e që është shtresa e varfër.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Hekuran Murati: Si politikë kemi masa për kursimin e energjisë. Duhet ndalur konsumin e energjisë. Do të ketë masa për stimulimin e burimeve të energjisë së ripërtitshme.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Hekuran Murati: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Hekuran Murati: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Hekuran Murati: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Hekuran Murati: Për momentin kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Hekuran Murati: Jemi për autostradë pa shpronësime.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Hekuran Murati: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Hekuran Murati: Eskalim në reciprocitet

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Hekuran Murati: Mënyra se si është bërë deri më tani kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Hekuran Murati: Mendoj që kjo është çështje profesionale, se sa e një politikani/deputeti.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Hekuran Murati: Normalisht që kundër, jo veç monopolit, por me heq krejt.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Hekuran Murati: Të drejtat e njeriut janë diçka që shteti duhet t’i garantoj

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Hekuran Murati: Feja duhet ta ketë vendin e vet dhe me moshën e duhur

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Hekuran Murati: Kjo cështje kërkon trajtim më të thellë se sa Për apo Kundër

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Hekuran Murati: Duhet të rishikohet

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Hekuran Murati: Jam pro heqjës së pagesës në kufi

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Hekuran Murati: Vullnetarët, donatrët dhe qytetarët e thjeshtë që kërkojnë ndryshim.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Hekuran Murati: Aktualisht jam konsullent Freelancer, pra një vend pune dhe mendoj një vend pune me mbajtë.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Hekuran Murati: Këtë e kam deklaruar në deklaratën financiare. Kushdo që është i interesuar mundet me pa

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Hekuran Murati: Unë jam i pamartuar. Pasuria është në emër timin, por po, në të ardhmen cdo gjë që është sipas ligjit.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Hekuran Murati: Nuk e mbaj mend kur kam qenë i sëmurë.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Hekuran Murati: Në spital publik. Është hipokrizi me qenë shërbyes i popullit edhe me shku në spital privat

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Hekuran Murati:

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Hekuran Murati: Asnjë se kam të papunë kështu që nuk më mbetet me punësu ndokënd.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Hekuran Murati: Nuk duhet të privatizohet në këtë gjendje që është.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Hekuran Murati: Nuk mendoj që duhet me pasë kushtëzime me projekte të veçanta.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Hekuran Murati: Mendoj që një shpenzim më i mençur i parasë publike.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Hekuran Murati: Kjo varet prej temave dhe dinamikës së seancave, pro besoj që në çdo seancë mesatarisht ish dashtë me pasë angazhim.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Hekuran Murati: Sa herë të ka nevojë

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Hekuran Murati: Nuk mendoj që duhet me pasë kufizim në vjetërsinë e makinave duhet me pasë kufizim në çështjet ambientale, dmth në gazrat që emetojnë, duke e pasë parasysh gjendjen financiare të popullatës sonë.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Hekuran Murati: Varet prej çështjeve

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Hekuran Murati: Po

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Hekuran Murati: Po

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Hekuran Murati:  Tash janë 23 ministri, synimi është që t’i bëjmë 12. Por janë disa ministri që s’munden me u heq në ditën e parë se kur po flasim për formim të Qeverisë nuk mundet me i pasë 12 në ditën e parë, disa ministri duhet me shku me një proces më të ngadalshëm por synimi është me shku në 12.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Hekuran Murati: 1 zëvendës ministër

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Hekuran Murati: Jo

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Hekuran Murati: Janë transparente

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Hekuran Murati: Po