Gradimi i Dyshimtë në Profesorë i Pesë Dekanëve të UP-së

Rezultatet e konkursit për avancim akademik në shtator të vitit të kaluar tregojnë se përveç ish-rektorit Gashi, u avancuan pa merita edhe pesë dekanë të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë edhe Bujar Dugollin, ish-ministër për Tregti e Industri nga radhët e AAK-së dhe ish-kandidatin për deputet në listën e PDK-së më 2010.