Grabitjet në regjionin e Prishtinës: Si organizoheshin dhe si mblidhej grupi i dyshuar

Emisioni KallxoPernime më 15.02.2025 transmetoi pamje ekskluzive të xhiruara me Prokurorinë e Shtetit të një hetimi disa mujor për arrestimin dhe shkatërrimin e një grupi qe kryente grabitje në markete dhe dyqane të rajonit të Prishtinës.

Emisioni ka shfaqur ndjekjen dhe arrestimin e disa personave të këtij grupi i cili po kryente grabitje të marketeve në rajonin e Prishtinës. Grabitjet e tyre nuk u ndalen as në natën kur policia dhe prokuroria në Prishtinë ishte duke e organizuar planin për arrestimin në flagrancë të këtij grupi i cili përbëhej prej 4 personave.

Po atë natë grupi arrin të depërtoi me forcë brenda 5 marketeve te ndryshme ne lagjet e Prishtinës.

Emisioni transmetoi edhe pamjet dhe dëshmitë se si kryheshin grabitjet, ku merreshin veturat që grupi i përdorte për grabitje, si vidheshin tabelat e veturave që u përdoren për të kryer grabitje dhe ku hidheshin ato pasi që përfundonte grabitja.

U transmetuan detaje se si hetuesit arritën ta zbulojnë identitetin e grupit të grabitjeve, edhe pse grabitjet ata i bënin duke qenë të maskuar.

Nëpërmjet rrugëve operative hetuesit kishin siguruar të dhëna se ky grup ishte i përgatitur mirë dhe koha e grabitjes brenda një lokacioni ishte më e vogël se 2 minuta.

Në videot e xhiruar nga kamerat e sigurisë të cila tashme janë pjesë e hetimit për këtë grup vërehet se si me shpejtësi ata depërtojnë brenda marketeve në rajonin e Prishtinës.

Në një video tjetër ata shihen duke e përdorur karrocën e marketit për t’i vjedhur cigaret që gjenden brenda tij.

Këtij grupi nuk ju bënte shumë përshtypje as alarmi i marketit i cili ishte aktivizuar dhe dëgjohej në lagjen aty afër.

Blerim Igrishta prokurori i prokurorisë themelore të Prishtinës ka treguar se hetimi i këtij rasti ka nisur në gushtin e vitit 2024.

“Në gushtin e vitit 2024 hetues policorë nga stacioni policor i Fushë Kosovës kërkojnë autorizime nga unë për përdorimin e masave te fshehta të vëzhgimit e hetimit të një grupi te grabitësve. Hetuesit me kanë treguar se në rrugë operative kanë siguruar të dhëna për funksionimin e grupit i cili grabitjet i kryente gjatë orëve të natës dhe vetëm ditëve të vikendeve. Më pas unë kam lëshuar udhëzimet dhe kam kërkuar nga gjykata autorizimet për identifikimin e këtij grupi” – thotë Igrishta.

Pas dy muaj e gjysmë hetime e përgjime, prokurori Igrisht me autorizimet në dorë niset drejt stacionit policor të Fushë Kosovës për t’i takuar hetuesit e krimeve të rënda të stacionit të Fushë Kosovës dhe së bashku niset drejtë oborrit të stacionit qendra në Prishtinë, ku ishin duke i pritur në gjendje gatishmërie policët e njësive speciale nga rajoni i Prishtinës. Aty në stacionin qendra në Prishtinë, me prokurorin e rastit takohet edhe ekipi i emisionit KallxoPernime.

Prokurori tregon se gjithçka është gati për fillimin e aksionit dhe janë duke e pritur sinjalin nga njësia e vëzhgimit të cilët tashmë ishin duke e vëzhguar grupin.

“Kemi siguruar prova të mjaftueshme lidhur me veprimtarin e këtij grupi, jemi duke qëndruar brenda stacionit policor për të mos rënë në sy, sepse ekipet e vëzhgimit janë në teren dhe po presim sinjalin e tyre të na tregojnë se cili është vendi më i përshtatshëm për arrestimin e të dyshuarve” – theksoi Igrishta.

Por lajmet nga njësiti i vëzhgimit vinë se të dyshuarit kanë filluar grabitjen e lokaleve të ndryshme.

Njoftimi për prokurorin është se ata gjatë lëvizjes kanë arritur të futen me forcë brenda dy maketeve të Prishtinës.

“Po me njoftojnë se grupi i dyshuar ka filluar të lëvizë dhe gjatë lëvizjes kanë thyer dy markete sepse lëvizja e tyre është shumë e shpejtë” – njofton Prokurori.

Prokurori dhe policët ishin duke pritur që grupin ta arrestonin ne flagrancë ata arrin të thyejnë edhe lokalin e tretë brenda një kohe të shkurtër.

Hetuesit kishin siguruar dëshmi se ky grup i grabitësve një veturë kombi gjithmonë para fillimit të grabitjeve e parkonin ne një vend jashtë zonës urbane. Atë natë vetura kombi ishte parkuar në lagjen Vranjevc të Prishtinës. Zona aty po mbahej nën vëzhgim nga hetuesit policorë me rroba e vetura civile.

Drejt asaj zone niset edhe prokurori Igrishta. Gjatë rrugës prokurori njoftohet se është thyer edhe lokali i katërt.

“Pasi janë thye 3 markete dhe vetura e të dyshuarave është nisur në drejtim të lagjes Vranjevc, jemi edhe na duke shkuar atje me ju bashku zyrtarëve policorë dhe me pa nga afër a po vinë të dyshuarit në afërsi të kombit”- thotë prokurori Igrishta.

Vetura e të dyshimtëve që kishin kryer grabitjet i afrohet zonës por në veturë ishte vetëm një person i dyshuar. I njëjti arrestohet pas ndërhyrjes së policëve special.

Më pas grupi ishte shpërnda dhe nuk kishin ardhë të gjithë në afërsi të veturës kombi, policia e prokurori nisen drejtë shtëpisë së njërit të dyshuar për ta kërkuar atje.

Në lokacionin ku u krye arrestimi i parë të gjitha njësitet policore për të mos rënë në sy nga të dyshuarit e tjerë largohen me shpejtësi aty kanë qëndrojnë vetëm hetuesit që ishin të fshehur prapa disa shkurreve dhe ata e njoftojnë prokurorin se e kanë arrestuar të dyshuarin e dytë i cili kishte shkuar për ta marrë veturën kombi.

“Me njoftuan se e kanë arrestuar të dyshuarin e dytë dhe jemi duke shkuar atje të shohim se çka ka ndodhë”- thotë Prokurori.

Gjatë rrugës prokurori njoftohet se u lajmëruar edhe thyerja e lokalit të 5, për dy të dyshuarit  të tjerë që ishin duke u kërkuar prokurori lëshon udhëzimet për hetuesit policor që fotografia e dy personave te dyshuar te shpërndahet tek ekipet policore dhe te njëjtit nëse hasen te arrestohen.

Pasi kishte filluar të zbardhë mëngjesi dhe ekipet policore ishin shpërnda dhe po i kërkonin edhe dy personat e dyshuar prokurori niset drejt vendit ku të dyshuarit po e përdornin për t’i lënë rrobat që i kanë përdorur për grabitje, aty sigurohen dëshmi, gjenden doreza, ngjitës i cili ishte përdorur mbi çorapë kur janë kryer grabitjet e po ashtu dëshmi të tjera.

Këta të dyshuar i kanë përdorur dy lokacione për t’i hedhur sendet që i përdornin për grabitje, lokacioni tjetër ishte në lagjen Emshir të Prishtinës.

Ekipet policore dhe prokurori nisen drejt vendit të dytë për të siguruar prova tjera disa nga ekipet policore shpërndahen në qytet për t’i kërkuar dy të dyshimtit e tjerë.

“Si vendi në Shkabaj, e po ashtu ky në lagjen Emshir janë përdorur nga të dyshuarit për t’i gjuajtur targat e vjedhura të veturave që i kanë përdorur për me i kry grabitjet, e po ashtu masat mbrojtëse që i kanë përdorur në trup për mos t’u identifikuar, të gjitha këto tash do i merr forenzika për ekzaminim të mëtutjeshëm” – potencon Igrishta.

Prokurori po ashtu ka treguar se një ditë pas këtij aksioni është arrestuar i dyshuari i tretë ndërsa personi i cili gjendet në arrati prokurori thekson se janë duke punuar që ta arrestojnë edhe atë.

Sipas prokurorit identifikimi i këtij grupi u arrit pas një pune disa mujore të hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës.