Fushë-Kosova me Shkolla të Stërngarkuara

Shkolla e vetme e mesme në Fushë-Kosovë nuk ka objekt të vetin. Nxënësit janë shpërndarë në 3 objekte të shkollave fillore. Shkolla “Selman Riza” punon në tri ndërrime. Në “Mihail Grameno”, numri mesatar i nxënësve në klasa është 42. Vetëm nga shtatori i sivjetmë, në këtë shkollë kanë ardhur 110 nxënës të rinj. Arsimtarja Xhevahire Rrahmani thotë se numri i madh i nxënësve në klasa paraqet problem edhe për notimin e tyre.