Fundi i Një Feste Filmi

“Dita e Fundit e Loro Shestanit” me regji të Sokol Kerajas nga Shqipëria u zgjodh më i miri nga publiku.

Tranzicioni shqiptar kishte detyruar Loro Shestanin të heq dorë: gruaja e tij kishte vdekur, e bija e tij si refugjate në Itali i kishte harruar rrënjët e saja dhe deti nuk i jepte më asnjë peshk. Loro kishte kaluar moshën e mesme të tij dhe e kupton se jeta e tij ishte e kotë, ai nuk mundi të përballet me këtë botë të re. Pëllumbat ishin të vetmit shoqërues të vetmisë së tij.

Filmi jepet përsëri të dielën, në ora 10, në kino bahçe.

Çmimi për kategorinë e filmit për të drejtat e njeriut, nga juria Ben Blushi, Ozge Calafato, dhe Angel Snachez iu nda filmit nga Uganda, “Call me Kuchu”. 

Filmi me regjittë Katherine Fairfax Wright dhe Malika Zouhali-Worrall prezantoi aktivizmin e David Katon, një homoseksuali nga Uganda i cili u përpoq t’i lirojë miqtë e tij, burra e gra LGBT, ose siç ata quheshin mes vete “kuchus”. Përpjekjet e tija nuk ishin aspak të lehta pasi që një gazetë e përditshme “Rolling Stones” po publikonte fotografi me emrat e tyre dhe që legjislacioni i vendit homoseksualizmin e dënonte me burg.

Çmimi tjetër, për më të mirin në kategorinë e filmit për mjedisin shkon në duart e regjisores Emily James, për filmin “Just Do It – A Tale of Modern Outlows”. 

Me metrazh të gjatë, dokumentari kinematografik “Just do it” heq kapakun për aktivizmin klimatik në Mbretërinë e Madhe dhe rreth guximit që aktivistët kanë kaluar për ta larguar legjislacionin modern (rreth ndryshimeve klimatike). Dokumentuari për më shumë se një vit ndjek aktivistët që kanë bllokuar fabrikat, stacionet e qymyrit, që sulmuan prodhimin e energjisë dhe lidhën veten në katet e larta të bankave tregtare ndërkombëtare, pavarësisht nga kërcënimi shumë real i arrestimit.

 Në garën e filmit të shkurtë, filmi i regjisorit Eduardo Williams, nga Argjentina, “Could See a Puma” fitoi çmimin e jurisë si filmi më i mirë i shkurtë.

Një aksident udhëhoqi një grup të djemve të rinj nga kulmet e larta të lagjes së tyre, duke kaluar përmes shkatërrimit të saj, në thellësinë e tokës.

Ndërsa çmimi special i jurisë i takoi filmit “Silent” (Heshtje) i regjisorit Rezan Yesilbas, nga Turqia. Dokumentari rikthehet në vitin 1984, në qytetin Turk, Diyarbakir dhe flet rreth një gruaje të re e cila dëshiron ta vizitojë të shoqin në burg. Dokumentari trajton torturat nëpër burgjet e shtetit Turk.

Regjisori turk Umut Ozdemir, i cili është producenti i filmit Silent, fitues edhe i shpërblimit Pamle d’or për filmin më të mirë të shkurtë në festivalin e Kanës, tha që ka dëgjuar shumë për DokuFestin dhe ishte kënaqësi të pranojë ftesën për ta vizituar festivalin. 

“Kam ardhur në DokuFest për të vërtetuar atë që kam dëgjuar. Çka më pëlqen më shumë në këtë festival është që i gjithë qyteti bëhet pjesë e festivalit dhe kjo i jep festivalit shpirt”, tha Ozdemir.

Çmimi i radhës, i kategorisë të filmave nacionalë, i takoi filmit zhqiptar “Matanë Lumit” të regjisorit Sabir Kanaqi.

Një i moshuar jeton për një kohë të gjatë vetëm, pranë lumit me urën e këmbësorëve të vjetër e të shkatërruar. Një ditë djali i tij vjen nga jashtë për ta vizituar atë. Dëshira e madhe dhe pamundësia për ta takuar djalin e tij, e çojnë atë të përballet me një ëndërr.

Ndërsa filmi i garës për më të mirin e Ballkanit i shkoi regjisorit nga Bullgaria, Ilian Metev.  “Ambulanca e Fundit e Sofjes” [Sofia’s last Ambulance] 

Në një qytet ku 13 ambulanca luftojnë për t’i shërbyer një popullsie disa milionëshe, 47-vjeçari Krassi Yordanov është heroi ynë: pi duhan pa-ndalë dhe shpëton jetë për 48-orë. Krasit është mjeku në një nga ambulancat e fundit të Sofjes dhe sot është dita më e keqe e jetës së tij. Ky është një film në lidhje me ditën e rregullt të punës së Dr. Krassi, infermieres Mila dhe shoferit Plamen, një ekip duke punuar në një ambulancë në Sofje, kryeqytetin e Bullgarisë. Duke luftuar kundër një orteku të absurditeteve në një sistem shkatarraq mjekësor dhe ku ka zor për të siguruar jetesë të mjaftueshme, këta të tre janë thjesht duke u përpjekur për të bërë atë që e bëjnë mirë – të shpëtojnë jetë.

Java e festivalit u shënua me shumë aktivitet filmike, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. 

Në punëtorinë e DokuKids të quajtur Machinarium, fëmijët patën rast të punojnë së bashku në prodhimin e një filmi karakteret e të cilit ata i krijuan nga materialet recikluese. 

Për festivalin, regjisori belg Valery Roiser tha se që nga momenti kur ka arritur në Prizren dhe nga pamjet të cilat i ka parë gjatë rrugës e kishin mahnitur atë.

“Unë jam mahnitur me pamjen e qytetit. Gjithashtu s’kam pritur që do të ketë kaq shumë njerëz në festival. Këtu film-bërësit e kuptojnë që dokumentari është ende interesant për publikun. Përshtypje më ka lënë edhe interesimi i publikut gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve, ata bëjnë pyetje të vështira për regjisorët dhe dëshirojnë me çdo kush të kuptojnë idetë e tyre”, tha Roiser. 

Ndërsa Martijn Te Pas, koordinator i programit në festivalin IDFA në Amsterdam, ku sivjet në Doku është anëtar i jurisë së filmave dokumentar në kategorinë ndërkombëtare, e ka lavdëruar programin e festivalit duke e cilësuar si ndër më të mirët që ka parë këtë vit nëpër festivale.

“Është për tu admiruar puna e programerëve të DokuFest pasi që ka aq shumë filma të mirë dhe për t’i pasur këta filma duhet shumë punë dhe shumë mund”, ka thënë Te Pas. 

Sipas tij, ajo çka e veçon festivalin në Prizren me ato të tjerat është adaptimi i plotë i qytetit me festivalin. 

“Duket sikurse qyteti është vet festivali dhe njerëzit janë gjithkund duke u inkuadruar në festival. Vullnetarët janë gjithashtu shumë të mirë dhe kjo e bën DokuFestin të vecantë”, ka thënë Te Pas.

Por, shumë të rëndësishëm në festival janë edhe netët e këndshme ku tingujt e muzikës zgjasin deri në orët e hershme të mëngjesit.

Ylli i DokuNight i këtij edicioni ishte këngëtarja e famshme nga Shqipëria, Eda Zari, bashkë me bendin e saj nga Gjermania. 

Për Edën ishte hera e parë që ishin në Prizren dhe bendi ngeli i befasuar nga atmosfera e jashtëzakonshme e publikut.

“Ndihemi të privilegjuar që jemi në DokuFest për faktin e motos që DokuFest ka, aq më tepër që nuk kemi të bëjmë me një moto komerciale por është ajo esencialja, që mund ta quaj, art”, tha Eda.

Nata e fundit e DokuNights, si dhe përmbylljen e festivalit do ta ketë rok bendi i Kosovës, Jericho. 

Të gjithë filmat fitues në DokuFest do të shfaqen përsëri gjatë ditës së e diel. Andaj nëse jeni ende ne Prizren mos i leni pa i parë. E sidomos mos e leni pa e vizituar koncertin e Jericho, sepse Prizreni po “thrret” edhe vetëm për disa orë.