Fukushima Nën Kontroll

Kryeministri Yoshihiko Noda ishte ai që informoi për këtë arritje, në një fjalim gjatë të premtes tek centrali, transmeton BBC.

Ftohja e reaktorëve paraqet një lajm të madh për teknikët, por qeveria tha se do të nevojiten dekada të tëra për ta çmontuar atë plotësisht. 

Kjo katastrofë në Japoni që erdh nga termeti dhe më pas cunami më 11 mars, ka shkaktuar dëme të mëdha për këtë shtet. 

Punëtorët e centralit bërthamor kanë përdorur ujë të ftohtë gjatë tërë kohës për të ftohur bërthamën e lëndës reaktive, duke shkarkuar ujin e ndotur me materie radioaktive në det.

Një perimetër rreth 20 kilometra që rrethon gjashtë reaktorët e Fukushimës vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi.

Shteti i cili gjindet në një zonë seizmologjikë, ka pësuar teëmetin dhe më pas cunami më 11 mars e konsideruar si një prej dhjetë tërmeteve më të fortë të parë në 100 vjet.

Japonia lëshoi një alarm bërthamor pasi që reaktorët e centralit ishin dëmtuar rëndë reaktorët, pasi lënda redioaktive u përhap në një perimetër rreth reaktorit.

Pavarësisht stabilizimit të situatës, inxhinjerët kanë paralajmëruar se mundësia e një tërmeti të ri në të ardhmen në Fukushima do të ishte shumë e rrezikshme.