Foshnja boshnjake mposht sistemin e ndarë etnikisht

I sapolinduri Faruk Salaka nga Sarajeva nuk ishte në dijeni të debatit publik që ai shkaktoi kur prindërit e tij fituan fitoren e tyre kundër sustemit etnikisht të ndarë të Bosnjes.

Si fëmija i parë i regjistruar si boshnjak, ai krijoi një precedent ligjor që tani i lejon prindërit e tjerë dhe fëmijët e tyre të porsalindur të ndjekin shembullin e tyre.

Lajmi nuk frymëzoi vetëm raporte mediatike në Bosnje dhe Hercegovinë, por në të gjithë botën, në përgjithësi si një histori “besoje ose jo”.

“I pari boshnjak i lindur 22 vjet pas pavarësisë,” thuhej në një artikull të publikuar në të gjithë botën nga agjencia franceze e lajmeve AFP.

Kur lindi Faruku në prill të vitit 2014, prindërit e tij Kemal dhe Elvira Salaka donin që ai të regjistrohej si boshnjak. Por në një vend ku kushtetuta e të cilit njeh vetëm tre grupe konstitutive etnike, fëmijët e porsalindur mund të regjistrohen vetëm si boshnjakë, kroatë, serbë ose “të tjeraë”.

Babai i Farukut, 39 vjeçari Kemal Salaka, tha për BIRN se ai kishte ngritur një sfidë ligjore sepse ai ishte patriot.

Ai tha se ishte regjistruar në mënyrë vullnetare në Ushtrinë Boshnjake në moshën 16 vjeçare kur kishte filluar lufta në fillim të viteve 1990 për të njëjtën arsye – për të mos lejuar që vendi të ishte i ndarë etnikisht.

“Unë e mbrojta Bosnjen dhe Hercegovinën nga ekskluziviteti etnik kur serbët po e bënin këtë. Tani kur muslimanët po bëjnë të njëjtën gjë, duhet ta luftoj këtë gjë,” tha ai.

“A është e mundur që ne që kemi lindur në Bosnje të mos kemi asgjë të përbashkët?” pyeti ai.

Salakasët kanë më shumë se 10 vjet që janë të martuar dhe dy fëmijët e tyre të mëdhenj, djali Tariku, tani nëntë vjeç, dhe vajza e Lamija, gjashtë vjeçe, nuk kanë asnjë shtetësi regjistruar, sepse kjo u bë e detyrueshme vetëm në vitin 2012.

Pas lindjes së Farukut vitin e kaluar, Salakasët ishin të detyruar, si të gjithë prindërit e tjerë, të shkonin në zyrën e bashkisë dhe të regjistronin lindjen e tij.
Elvira dhe Kemal Salaka me fëmijët e tyre Tarik, Lamija dhe Faruku. Foto: Elvis Barukcic, AFP

Elvira dhe Kemal Salaka me fëmijët e tyre Tarik, Lamija
dhe Faruku. Foto: Elvis Barukcic, AFP

Gjatë procesit, prindërit pyeten nëse duan apo jo të deklarojnë kombësinë e fëmijës së tyre.

Kemal Salaka kujton se kur ai tha “po” dhe shkroi ‘boshnjak’, i thanë se kjo nuk ishte e pranueshme dhe se rregullat kërkonin që ai duhet të shënonte boshnjake, kroate, serbe ose ‘tjetër’ – kategoria e përdorur zakonisht nga pakicat etnike ose ata që refuzonin të etiketoheshin sipas përkatësisë etnike.

Por Salakas kishte këmbëngulur dhe i kërkoi ndihmë një avokati, i cili ishte i specializuar në ligjin kushtetues.

Përfundimisht, në fund të janarit të këtij viti, komuna e Qendrës së Sarajevës vendosi se nuk kishte kufizime ligjore që pengojnë askënd të regjistrohet si boshnjak.

Komuna tha se në javët pas këtij vendimi, tashmë ka pasur edhe pesë kërkesa të tjera nga prindërit për fëmijët e tyre, që ata të regjistrohen si boshnjakë.

Historia ka nxjerrë në pah se si 22 vjet pasi Bosnja u njoh ndërkombëtarisht si një shtet i pavarur, shumë njerëz në vend janë ende të ndjeshme ose të hutuar për identitetet kombëtare, etnike dhe fetare.

Kemal Salaka tha se gjatë muajve të fundit, ai ka marrë me dhjetëra emaile mbështetëse – por ka pasur edhe shumë reagime kritike.

“Unë nuk i shoh boshnjakët si komb, por si një përshkrim gjeografik,” tha një lexues i cili komentoi në faqen e internetit të Radio Evropa e Lirë.

Pasi djali i tyre nëntë muajsh u regjistrua si boshnjak, Salaka paraqiti një kërkesë që të ndryshojë zyrtarisht edhe kombësinë e tij, dhe tani planifikon të dorëzojë edhe aplikimet për gruan dhe dy fëmijët e tjerë.

Ai këmbënguli se ai kishte të drejtë të luftonte një sistem që bazohej në ndarjet etnike.

“Autoritetet ranë dakord ta ndajnë vendin tonë dhe mendojnë se jemi të gjithë budallenj dhe se nuk e kuptojmë këtë,” tha ai.