Podgorica, Foto: Wikipedia

Fituesit e zgjedhjeve të Malit të Zi duhet të kenë kujdes nga fati i Albin Kurtit

Shumica e re në Mal të Zi duhet të kujtojë se sa shpejt u rrëzua qeveria anti-establishment e Albin Kurtit në Kosovë para se të vazhdonte tutje me ndonjë plan ambicioz.

 

“Lumturia ishte në atë agim që të jepte ndjenjën e të qenit i gjallë!” poeti anglez Wordsworth shkroi shumë mirë për Revolucionin Francez – fjalë që janë evokuar qysh atëherë për të shënuar rëniet e regjimeve të urryera.

Sot në Malin e Zi, disa ndihen po aq të lumtur sa francezët në vitin 1789, duke i fërkuar sytë se sa e lehtë ishte – me sa duket – për t’i dhënë fund asaj që dikur dukej sikur të ishte rregulli i përjetshëm i Presidentit Milo Gjukanoviq dhe Partisë së Demokratëve Socialistë, DPS.

Udhëheqësi më jetëgjatë i Evropës dukej i destinuar të ishte po aq i përhershëm në një pjesë të peizazhit politik të Evropës aq sa dukej Vladimir Putin deri para disa ditësh. Tani ai ka ikur dhe ditë të reja kanë filluar.

Apo, a kanë filluar?

Një problem me këtë hipotezë është se, në fakt, Mali i Zi nuk ka përjetuar një revolucion siç e kishte Franca në vitin 1789; Rendi i vjetër i Malit të Zi nuk është shkatërruar, thjesht është shtyrë paksa nga ulësja e përparme.

Kosova ishte dëshmitare e një euforie të ngjashme e të gabuar pas një rezultati tjetër zgjedhor po aq befasues në tetorin e vitit 2019, kur Albin Kurti dhe lëvizja e tij rebele Vetëvendosje fituan përballë partive të regjimit të vjetër që kishin udhëhequr me Kosovën sikurse një kartel për dekada të tëra.

Atëbotë në Kosovë flitej shumë për këtë, po aq sa po flitet tash edhe në Malin e Zi tash për agime të reja dhe fillime të reja. Korrupsionit politik do ti vinte fundi dhe sundimi i ligjit po shfaqet si triumfues. Atëbotë, sikurse tani, flitej se si rendit të vjetër po i shihej fundi.

Problemi qëndronte aty që Partia Demokratike e Kosovës, PDK, nuk ishte aq e përfunduar sa menduan disa. Kurti së shpejti do të merrte vesh se ai nuk po kryesonte një revolucion; ishte më shumë si një interlud.

Në të dyja vendet, fitoret zgjedhore të rebelëve anti-establishmet ishin befasuese, por jo përfundimtare. Triumfet e tyre nuk ishin mjaftueshëm të mëdha sa për ta ngjallur frikën e vërtetë tek ata që ishin mundur.

Partitë e rrëzuara ndjeheshin të tronditura, të hutuara – madje të zemëruara – nga “mosmirënjohja” e votuesve. Por në Malin e Zi tani, sikurse në Kosovë vitin e kaluar, struktura e vjetër politike nuk ka pësuar një krizë të plotë besimi ose humbje nervash.

Kur ata mposhten në procese zgjedhore dhe duken totalisht të diskredituar, ish-partitë në pushtet për një kohë të gjatë ndonjëherë pësojnë qarje dhe shpërbëhen. Mirëpo, jo gjithmonë. PDK nuk ka pësuar vëtëshkatërrim në Kosovë. Madje edhe partia më e diskredituar VMRO-DPMNE nuk u shpërbë në Maqedoninë e Veriut.

Në Mal të Zi, DPS dhe aleatët e saj e ruajnë ende, pothuajse, gjysmën e ulëseve në parlamentin e vendit. Për sa kohë që se shumica e re nuk e rekruton një numër real të të dëmtuarve nga pala tjetër, është e vështirë të shihet ndonjë dritë e gjelbër për formimin një legjislacioni kuptimplotë, ose ti mbijetojë votave të pashmangshme të mosbesimit.

Një ngjashmëri tjetër me magjinë fatkeqe të Kurtit si fitues i zgjedhjeve është çështja e mbështetjes së huaj – ose mungesa e saj.

Ankesa e shpesh dëgjuar se shumica e qeverive perëndimore tani preferojnë “stabilokracinë” në Ballkan sesa çdo lloj tjetër të “okracisë” (qeverisje nga një lloj i veçantë njerëzish ose sipas një parimi të veçantë demokratik). Vini re heshtjen rreth regresit demokratik në Serbi. Kurti zbuloi të njëjtën preferencë kur SHBA e bëri të qartë se e shihte atë si një faktor destabilizues dhe inkurajoi përmbysjen e tij.

Gjukanoviq, gjithashtu, është atribuuar qysh prej shumë kohësh në Perëndim si një forcë stabilizuese, megjithë dyshimet e raportuara për korrupsionin dhe nepotizëm që kanë lulëzuar nën regjimin e tij.

Ishte shumë domethënës fakti kur ai pretendoi të kishte shmangur një grusht shteti rus që dukej disi konfuz në vitin 2016, disa qeveri perëndimore, të tilla sikurse Britania e Madhe, i dhanë përkrahje të parezervë. “Rusia komplotoi për vrasjen e kryeministrit të një kombi evropian dhe përmbysjen e qeverisë e saj” ishte deklarata britanike, e shquar për mungesë të nuancës, siç citohet nga revista pro-qeveritare Telegrafi në vitin 2017.

Tani, disa nga po të njëjtit komplotistë të pretenduar të grusht-shtetit, ose aleatët e tyre, janë pjesë e shumicës së re qeverisëse në Malin e Zi. Ata nuk duket se po zgjojnë shumë entuziazëm në kryeqytetet perëndimore. Në ndërkohë, ne mund të presim që DPS të flasin edhe më tutje lidhur me atë se si Rusia në mënyrë efektive ka “vënë pronësi” mbi një shtet të NATO-s.

Ndryshimi kryesor midis Kosovës në vitin 2019 dhe Malit të Zi sot funksionon në disavantazhin e qeverisë së re malazeze – situata ekonomike.

Ekonomia e Kosovës ka funksionuar aq dobët qysh nga pavarësia, sa që Kurtit nuk iu afrua aq shumë standard për tu përshtatur. Çfarëdo që ai bëri me ekonominë vështirë se mund të jetë diçka më keq se ajo që kishin bërë qeveritë e mëparshme.

Mirëpo qeveria e re malazeze është në një pozitë shumë më delikate dhe më të rrezikshme. Mali i Zi nuk përben një rast shporte ekonomike dhe rritja e PBB-së së saj që nga pavarësia ka qenë më e lartë se mesatarja evropiane, e nxitur kryesisht nga rritja masive e turizmit. PBB-ja e saj për frymë banori është rritur dukshëm që nga viti 2015. Me fjalë të tjera, aty ka shumë për të humbur.

Ndërkohë, COVID-19 është marrë me industrinë vitale të turizmit, e cila punëson rreth 15 përqind të fuqisë punëtore të këtij vendi, një goditje masive. Kjo do të thotë që qeveria e re në Podgoricë do të marrë frenat në fillim të asaj që mund të jetë një rënie shumë serioze.

Në një mënyrë, madje mund t’i përshtatet DPS-së që të qëndrojë jashtë, të tërhiqet përkohësisht nga skena – ta lë dikë tjetër që të marrë vendime jopopullore – dhe të ofertojë për një kthim në pushtet në të ardhmen.

 

Marcus Tanner është redaktor i Balkan Insight dhe autor i “Mbretëresha e Bjeshkëve të Shqipërisë, Edith Durham dhe Ballkani” [Tauris].

Mendimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të BIRN.