Fitore Pacolli kërkon ti ulë taksat e lodrave për fëmijë

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në një intervistë dhënë për KALLXO.com ka deklaruar se kauza e saj në rast se bëhet deputete dot ë jetë mbrojtja e mjedisit.


Pacolli thotë se gjendja e mjedisit është shumë e rëndë dhe marrja e masave për mbrojtjen në këtë fushë është emergjente.

Tutje ajo ka deklaruar se do të mbetet deputete dhe nuk do të kaloj në ndonjë post tjetër.

Pacolli është deklaruar kundër ndërtimit të termocentralit të tretë më qymyr, kundër djegies së qymyrit nëpër shtëpi si dhe kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se është pro martesave në mes të gjinisë dhe pro mbajtjes së shamisë në shkolla.

Pacolli ka deklaruar se nuk do të jep dorëheqje nga posti i deputetes nëse asaj i ngritët aktakuzë për siç thotë për shkak të mbrojtjes së interesit të shtetit, ndërsa nëse akuzohet për diçka tjetër po.

Pacolli ka thënë se taksat për ushqimet bazike, për librat dhe për lodrat për fëmijë duhet të ulen.

Pacolli ka thënë se është kundër shitjes së telekomit e kundër privatizimit të Trepçës, derisa ka thënë se makinat më të vjetra se 10 vite nuk duhet të importohen në Kosovë.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të LVV-së, Fitore Pacolli:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Fitore Pacolli: LVV tani ka prezantuar paktin për mbrojtjen e mjedisit dhe unë si deputete e LVV do të fokusohem pikërisht tek kjo sepse gjendje e mjedisit është shumë e rëndë dhe ne duhet të marrim masa të menjëhershme dhe emergjente.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Fitore Pacolli: Puna e deputetit është shumë e rëndësishme dhe unë mendoj se do të mbetem deputete.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Fitore Pacolli: Ka një numër të taksave që janë tepër, sidomos tek ushqimet bazike, tek librat, tek lodrat për fëmijë dhe çështjet e tjera që e prekin direkt qytetarin.

KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?

Fitore Pacolli: Janë disa amendamente, ne kemi nevojë për përmirësimin e ligjeve të cilat janë në fuqi. Në fushën e mjedisit, në fushën e reformave nëse dëshirojmë të integrohemi në BE, dhe në fushën e edukimit. Neve si deputet na pret një punë e vështirë.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Fitore Pacolli: Si çdo komunë tjetër, edhe komuna e Prishtinës ka mungesën e çerdheve publike. Kemi vetëm 4 mijë e 500 fëmijë të integruar në çerdhe publike, rrugët janë të pasigurta, na duhet shtigje të reja për biçikletë, na duhet ajër i pastër dhe plotë gjëra tjera që tani për tani mundemi vec t’i rendisim dhe bëhen shumë.

 KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Fitore Pacolli: Jo

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Fitore Pacolli: Zakonisht qëndrimet tona si grup parlamentar janë në përputhje me interesat e qytetarëve dhe besoj që nuk do të kemi arsye të votojmë kundër sepse ne betohemi para qytetarëve që do t’i shtyjmë përpara politikat që prekin direkt qytetarët dhe përmirësojnë jetën e tyre.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Fitore Pacolli: Unë kam filluar punën time të parë si mësuese e anglishtes. Përvoja ime më lidhë shumë më fëmijët. Kështu që fëmijët do të përfitojnë më së shumti prej politikave dhe çështjeve që do t’i shtyjë përpara dhe tjetra është përmirësimi i ambientit, që të fokusohemi te përmirësimi i ajrit, ujit dhe tokës dhe këtë do ta ndjejnë të gjithë qytetarët

.KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Fitore Pacolli: Ne tani kemi paktin për mbrojtjen e mjedisit dhe aty janë hapat konkret të cilat duhet të ndërmerren për përmirësimin e ajrit të ndotur, për përmirësimin e ujit dhe përmirësimin e tokës. Të gjitha këto veprime që i kemi bërë publike unë do të mundohem t’i shtyjë përpara.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Fitore Pacolli: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Fitore Pacolli: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Fitore Pacolli: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Fitore Pacolli: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Fitore Pacolli: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Fitore Pacolli: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Fitore Pacolli: Jemi për reciprocitet me të gjitha shtetet, përfshi edhe me Serbinë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Fitore Pacolli: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Fitore Pacolli: Nëse nuk akreditohen po.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Fitore Pacolli: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Fitore Pacolli: Nuk jam kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Fitore Pacolli: Nuk jam kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Fitore Pacolli: Nuk jam kundër

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Fitore Pacolli: Për

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Fitore Pacolli: Për

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Fitore Pacolli: e financoj me fondet e mia

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Fitore Pacolli: Unë edhe gjatë mandatit të parë e kam pasë punën vetëm si deputete dhe pres të vazhdoj si deputete edhe në të ardhmen.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Fitore Pacolli: Të hyrat janë paga e deputetit dhe pasuria është një banesë të cilën e paguajmë së bashku me burrin me kredi dhe një veturë të thjeshtë të cilën e përdorim.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Fitore Pacolli: Po tani për tani s’kemi pasuri në emër tonin. Në momentin që e paguajmë banesën, ajo do të jetë ne emër të të dyve.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Fitore Pacolli: Zakonisht kontrollet i bëjë në Qendrat e Mjekësisë familjare, zakonisht preferoj institucionin publik.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Fitore Pacolli: Në qendrat e mjekësisë familjare dhe në spitalin e Prishtinës.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Fitore Pacolli: Unë jetoj vetëm me burrin dhe burri është i punësuar. Unë e çmoj dhe e vlerësoj meritokracisë, do të punoj në atë drejtim që çdo qytetar i Kosovës të punësohet në bazë të meritës dhe jo në baza familjare.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Fitore Pacolli: Me mbetë nën qeverisjen shtetërore.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Fitore Pacolli: Nuk mendoj se duhet ta kushtëzojmë votën, ne duhet të deklarojmë se cilat janë politikat më të mira që t’i shtyjmë përpara si shtet në interesa të qytetareve dhe pastaj të vendosim si deputet.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Fitore Pacolli: Mendoj se pakti për mbrojtjen e mjedisit do të jetë kryesorja.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Fitore Pacolli: Do të mundohem që të shtroj pyetje aq sa ka nevojë për me i adresu çështjet që na prekin çdo ditë.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Fitore Pacolli: Gjatë mandatit të ardhshëm duhet t’i caktojmë oraret ditore të sakta kur qytetarët mund të vijnë të na takojnë çdo ditë në Kuvend. Jo, si herëve të tjera kur s’kemi pasë hapësirë. Ne duhet të sigurojmë hapësira për qytetarët që kanë nevojë të na takojnë.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Fitore Pacolli: Për shkak edhe të ndotjes së ambientit por edhe për shkaka të sigurisë në komunikacion atëherë duhet të shkojmë për vetura më të reja dhe jo të shkojnë deri në 15 vjet qysh ka pasë tendenca. Minimum të jenë 10 vjet dhe të jenë në gjendje të mirë dhe të përmirësohet në kontrollet teknike që i bëhen.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Fitore Pacolli: Unë zakonisht jam në komisionet për punë të jashtme dhe në integrime evropiane. Atëherë sipas nevojës do të organizojmë diskutime publike. Mandatin e kaluar kemi pasë shumë diskutime publike me qytetarët që jetojnë në mërgatë.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritët aktakuzë?

Fitore Pacolli: Varet çfarë aktakuzë, nëse është se për shkak se unë e dëmtoj interesin e shtetit, atëherë patjetër, nëse është për shkak se e mbroj shtetin, atëherë nuk jap.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Fitore Pacolli: Po.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Fitore Pacolli: Jo.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Fitore Pacolli: Një.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Fitore Pacolli: Jo

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Fitore Pacolli: Po, LVV i ka transparente

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Fitore Pacolli: Po.