Filmi i BIRN-it nuk Pranohet të Shfaqet në Serbi

Dokumentari i fundit i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), “të Paidentifikuarit”, i cili identifikon zyrtarët serbë që dhanë urdhër për sulmet në disa fshatra shqiptare në rrethinën e Pejës në vitin 1999 si dhe ata që u përfshinë në operacionin e fshehjes së trupave të viktimave, kishte premierën ndërkombëtare të martën në Festivalin e Filmit në Sarajevë.