FBI Përfshihet në Hetimin e Vdekjes së Hasanajt
22.6.2012 - 11:30
Ambasada Amerikane ka konfirmuar se Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) e Departamentit Gjyqësor të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm.
Përfshirja në hetime thuhet se është bërë me kërkesën e Qeverisë së Kosovës.
“Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e z. Dino Asanaj, ish-Drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe njëherit shtetas Amerikan. Pasi që e konsideron si të duhur Qeveria Amerikane është pajtuar të ofrojë ndihmë, kështu që Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit Gjyqësor të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në komunikatën për shtyp të Ambasadës Amerikane.