EULEX-i Ngre Aktakuzë për Vrasjen e Enver Zymberit

Në një komunikatë të lëshuar të hënën EULEX-i njofton se para katër ditësh ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për vrasjen e policit të Njësisë Speciale “ROSU” Enver Zymberit. Më 11 prill Misioni për Sundimin e Ligjit arrestoi Radovan Radiqin, të dyshuar për vrasjen e para gati tre vjetëve. Për këtë krim gjashtë persona po kërkohen me fletarrest.