Ilustrimi: Kallxo.com

‘Ethet e së premtes’: Partitë e mëdha përballën veçmas më 6 tetor

Të gjithë e pritën, por një koalicion ndërmjet dy partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk ndodhi.

Mesnata e 30 gushtit nxori vetëm katër koalicione, partitë e të cilave bashkuan forcat për të dielën e 6 tetorit.

Dy koalicionet që ishin paralajmëruar, ai në mes AAK-së dhe PSD-së u zyrtarizua pak para përmbylljes së kohës ndërsa edhe Nisma Socialdemokrate me AKR-në dhe PD-në dorëzuan aplikacionet me nënshkrimet e shefave të partive.

Koalicione patën edhe partitë e pakicave në Kosovë. Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka dhe koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), njoftoi se të gjitha Subjektet Politike (Partitë Politike, Kandidatët e Pavarur, Koalicionet dhe Iniciativat Qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor se afati i aplikimit për certifikim për Subjekte Politike dhe Kandidatët e tyre përfundon më 6 shtator.

Drama LDK- LVV

Albin Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje prej kohës kishin shprehë një interesim që të bashkoheshin me partinë e Isa Mustafës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Me një ide për bashkëpunim ishin pajtuar edhe LDK-ja.

E, ndonëse takimet e deklarimet për bashkim forcash i afronin këto dy parti ishte pozita e kryeministrit që i largonte ato.

Të premten, ditën e fundit për një koalicion të mundshëm, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri ofertën e fundit për koalicion me LDK-në.

Ai propozoi që LVV e LDK të shkojnë në një listë të përbashkët por pa caktuar kandidat për kryeministër.

“Le të garojmë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Pra, znj.Vjosa Osmani, ose, kandidati ynë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, varësisht cili merr më shumë vota”, kishte propozuar Albin Kurti në një listër publike që ia dërgoi edhe Isa Mustëfës.

Por, me këtë ide të re nuk u pajtua lideri i LDK-së, Isa Musafa. Ai vlerësoi se bashkimi në një listë të përbashkët pa kandidat do të zgjonte një garë brenda vetë koalicionit.

“Propozimi juaj shpie, nga gara me të tjerët, në garë ndëmjet nesh, ndërsa kjo do të dëmtonte seriozisht interesin e përbashkët”, thoshta Mustafa në përgjigjen e tij kundrejt Albin Kurtit.

Qëndrim të njëjtë shprehi edhe Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Në një deklarim për media, ajo ftoi Vetëvendosjen për bashkim me kushtin që ajo t’i printe koalicionit si kandidate për kryeministre.

“Nuk mund ta shpiejmë garën mes meje dhe Albinit, mes sipmpatizantëve tanë dhe të VV-së. Kemi tejkaluar gjithçka prandaj i ftoj ata ta rimendojnë këtë qasje dhe qasjen ta ndryshojë prej qasjes për garë mes vete në një bashkëpunim mes vete”, tha Osmani të premtën para gazetarëve.

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 30 août 2019

E përgjigja e LDK-së nuk i pëlqeu Lëvizjes Vetëvendosje. Ish- shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se partia e Isa Mustafës u tregua e pa sinqertë ndërsa tha se për mos realizimin e koalicionit LDK duhet të mbaj përgjegjësi.

“Refuzimi i LDK-së tregon se kush ka qenë i sinqertë në këtë çështje. Oferta jonë do të shkaktonte një fitore dërmuese në të gjitha anët e Kosovës. “LDK e mban njëfarë përgjegjësie për çkado që ndodh. Po të ndodhte koalicioni LDK-VV do ta kishim një situatë të qartë politike ku askush nuk do të kishte më as llogari për të bërë kalkulime tjera”, deklaroi Konjufca.

LIVEGlauk Konjufca i VV-së në konferencë për shtyp

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 30 août 2019

Gjatë së premtes mbrëma u konfirmua se nuk do të ketë as koalicion ndërmjet Vetëvendosjes dhe Alternativës.

Mimoza Kusari- Lila tha se kushtet e VV-së për të garuar pa logon e Alternativës nuk janë pranuar nga kjo e fundit.

“Arsyeja e këtij rezultati është mospranimi i identitetit të Alternativës nga ana e VV-së. Nga komunikimet direkte të kryetares tonë me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dje jemi njoftuar për herë të parë zyrtarisht, se pjesëmarrja jonë në zgjedhje në listë të përbashkët, kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV-së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit”, tha në një njoftim për media partia e Mimoza Kusari- Lila.

LVV, LDK dhe PDK shkojnë ‘solo’ në zgjedhje

Tri partitë më të mëdha Parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, të dielën e 6 tetorit do të përballën pa ndonjë koalicion parazgjedhor.

Ndërkohë, në KQZ të premten mbrëma janë dorëzuar tri koalicione parazgjedhore: AAK-PSD-PD, NISMA-AKR dhe ‘Vakat’.

KQZ tregoi se afati për certifikimin e partive politike dhe i kandidatëve për zgjedhjet e 6 tetorit përfundon më 6 shtator në ora 24 :00.

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 30 août 2019

.