Eprorët Marrin Veturat e Reja për Vete

Dikur lavdërohej si institucioni më i suksesshëm i ndërtuar në Kosovën e pas luftës, por policia e vendit po përballet me prapakthime. Policët ankohen për kushtet e tyre të punës. Veturat e reja ua marrin eprorët e ata ndonjë herë natën duhet të patrullojnë këmbë. Nuk kanë sigurim shëndetësor. Nuk gjejnë mbështetje institucionale nëse lëndohen në detyrë.