Foto: BIRN

Ëndrra për gypa: Pjesa më e madhe e Kosovës ende pret impiante për ujërat e zeza

Era nuk është i vetmi problem i shkaktuar nga mungesa e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë. Ka gjithashtu pasoja mjedisore, shëndetësore dhe ekonomike.

Nga larg, fshati i Cernicës në juglindje të Kosovës, i ngjan një kartolinë apo një pikture të varur në një apartament në qendër të qytetit. Realiteti gjithsesi lë për të dëshiruar.

Pas xhamisë kalon një lum ku shkarkohen ujërat e zeza të shtëpive të Cernicës dhe fshatrave përreth.

Banorët thonë që rreth 100 m gypa janë instaluar së fundmi  nga një projekt i Bashkimit Europian, të mjafteshme për disa dhjetra nga qindra shtëpitë e zonës. Megjithatë projekti është si një pikë uji në oqean kur vjen puna te adresimi i mungesës së kanalizimeve të mirëfillta në shumë pjesë të Kosovës, duke përfshirë kryeqytetin, Prishtinën.

“Si fëmijë i lanim në lum sfungjerët që përdonim për të fshirë tabelën e zezë”, rikujton banori i Cernicës, Nexhmedin Miftari.

“Para luftës nuk ishte kaq e madhe nevoja për rrjete kanalizimesh dhe njerëzit përdornin gropa septike. Pas luftës, për shkak të ndërtimeve të reja, tipe të ndryshme të gypave të kanalizimeve u prezantuan, pa infrastrukturën e duhur, dhe të gjithë ujërat e zeza shkarkohen në lum”.

Sipas një raporti të vitit 2020 nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI, 90% e ujërave të zeza në Kosovë në mënyrë direkte ose jo shkarkohen në lumenj pa filtrimin e duhur. Në tre vitet para qershorit 2020, 32 milionë euro ishin parashikuar për filtrime të kanalizimeve të ujërave të zeza por vetëm 2.2 milionë euro u shpenzuan në të vërtetë.

Nexhmedin Miftari duke treguar si shkarkohen ujërat e zeza në lum pa impiante filtrimi në Cërnicë. Foto: BIRN

Projekti i financuar nga BE në Cernicë solli pak “lehtësim” tha banori i këtij fshati Agron Sherifi. “Ishte e turpshme t’i shihje ujërat e zeza të tua te oborri i komshiut”, thotë ai duke treguar me dorë nga kushëriri i tij i cili qeshi.

Raporti i KDI-së arriti në përfundimin që shkarkimi i ujërave të zeza në qiell të hapur është një nga arsyet kryesore të infektimit dhe ndotjes të ambientit, sepse përmban “baktere, kërpusha, parazitë, dhe viruse që mund të shkaktojnë infektime të zorrëve, mushkërive, dhimbje barku, dhe ndonjëherë vjellje, dhimbje koke, ligështi, dhe humbje të oreksit”, thotë Diana Metushi Krasniqi nga KDI.

“Disa nga bakteret apo sëmundjet që përmbajnë ujërat e zeza përfshijnë Escherichia Coli, ethet tifoide, salmonela, dhe kolera.” Rastet e diarresë akute u rritën me 50% në mes të 2015 dhe 2017, për shembull.

‘Nuk mund të punoj’

Kolektori i ujërave të zeza pa impiante filtrimi në lagjen Emshir në Prishtinë.Foto: BIRN

Autoriteti Rregullator për Sërbimet e Ujit, ARrU, tha për BIRN që shtatë ndërmarrje janë licencuar për të ofruar shërbime të ujit në Kosovë, por deri në 2020në 965 vendbanime nga 1,301 gjithsej në Kosovë, shërbimet e kanalizimeve nuk menaxhohen nga këto të shtata. Këtu përfshihet edhe Cernica dhe më shumë se 40 vendbanime të tjera në komunën e Gjilanit e cila nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

“Kjo nuk do të thotë që këto vendbanime nuk kanë sisteme të kanalizimit”, ARrU tha për BIRN, por thjesht që kanalizimi nuk menaxhohet nga një nga shtatë ndërmarrjet e licencuara, prandaj ARrU nuk kia “informacion të detajuar rreth gjendjes të këtyre sistemeve”.

Disa lagje në Prishtinë gjithashtu janë pjesë e kësaj kategorie.

“Ne kemi probleme për shkak të kësaj, sidomos në verë kur vjen erë shumë e keqe,” thotë Mehreme Gashi, një banore e lagjes së Emshirit, që nuk është shumë larg nga stacioni i autobusave të Prishtinës, ku ujërat e zeza shkarkohen në natyrë. “Nuk mund as të hapim derën e ballkonit të banesës për shkak të erës në verë”.

Ankesat drejtuar komunës kanë dështuar ta zgjidhin problemin. Gashi  ajo e shmang blerjen në lagje.

Të paktën edhe një lagje e kryeqytetit e ka të njëjtin problem. ARrU thotë që janë 20 vendbanime rreth Prishtinës ku shërbimet ujore, duke përfshirë menaxhimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, nuk mbulohen nga asnjë prej shtatë ndërmarrjeve të licencuara.

As komuna e Prishtinës dhe as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Sylejman Bujari duke treguar ujërat e zeza që shkarkohen hapur, pa një sistem të duhur kanalizimi, në pronën e tij. Foto: BIRN/Rrahman Ramaj

Disa banorë përfundojnë duke improvizuar gropa septike. Të tjerë thjesht i shkarkojnë ujërat e zeza në lumenj, me pasoja për mjedisin, bujqësinë dhe banorët.

“Shkarkimi i drejtpërdrejtë i ujërave të zeza të patrajtuara në lumenj drejtpërdrejt rrezikon përbërjen e tokës dhe cilësinë e produkteve bujqësore”, thotë Metushi Krasniqi nga KDI.

Disa fshatra përdorin puse për furnizimin me ujë, “cilësia e ujit mund të ndikohet nga cilësia e ujit të lumenjve në zonat përreth”, tha ajo për BIRN.

Në fshatin Duhël, pjesë e komunës së Suharekës,  Sylejman Bujari thotë që e ka të pamundur të kultivojë pesë hektarë tokë për shkak të dëmit të shkaktuar nga ujërat e zeza.

Sipas përgjigjeve nga ARrU, fshati Duhël është një nga 23 vendbanimet në komunën e Suharekës ku ujërat e zeza nuk menaxhohen nga një prej shtatë ndërmarrjeve të licencuara.

Komuna e Suharekës nuk iu përgjigj kërkesës për koment rreth problematikës së ujërave të zeza.

“Të gjitha ujërat e zeza të fshatit shkarkohen në pronën time”, thotë Bujari. “Nuk mund të punoj për shkak të erës dhe ujërave të zeza. S`mund t’i punoj as pemët as livadhet e as kurrgjë, prej ujërave, krejt komplet derdhen aty”.