Dy të Arrestuar për Vrasjen në Prishtinë

( E plotësuar) Policia nëpërmjet një komunikate të lëshuar të enjten, njoftoi se për vrasjen e djeshme të 14 vjeçarit F.K., në oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku” të Prishtinës, ka arrestuar dy persona, shtetas të Republikës së Kosovës, njëri prej të cilëve i mitur. Zëdhënësi i policisë Baki Kelani nuk ka dashur të flasë për motivet e sulmit, ndërsa familja Sekiraqa-Maliqi mohoi të mërkurën përzierjen në këtë vrasje. Disa media shkruan se vrasja mund të jetë bërë për hakmarrje. Vrasjen dhe plagosjen në Prishtinë e dënoi edhe rrjeti i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve-KOMF.