Duhani Pihet edhe në Lokalin e Inspektorit (TV)

Në lokalin Code në Gjakovë, pronar i të cilit është një inspektor komunal, pihet duhani edhe pse për këtë ishte ankuar Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim KADC dhe Inspektorati Komunal ia kishte tërhequr vërejtjen pronarit. Vetë pronari thotë se nëse ua ndalon mysafirëve pirjen e duhanit, askush më nuk do të vijë në lokalin e tij dhe kështu ai do të dëmtohet.