Drenasi Asfaltohet nga Firma e Lidhur me Njerëz të PDK-së

Kontratat e lidhura mes firmës “Trasing Group” dhe Komunës së Drenasit shihen me dyshim nga opozitarët lokalë. Lidhjet e kësaj kompanie përfshijnë zyrtarë të lartë të PDK-së në Drenas, deputetë e zëvendësministra nga radhët e PDK-së. Kjo firmë prej vitit 2009 e deri më tash ka fituar tenderë që kapin vlerën 1 milion e 836 mijë euro.