Drejtori Që Mbikëqyrë Veten

Agjensioni Kundër-Korrupsion (AKK) ka filluar hetim për të shikuar nëse ka konflikt interesi në rastin e Drejtorit të Ujërave në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Naser Bajraktari, i cili punon edhe si Kryesues i Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.