
Drejtësia dhe realpolitika: Trump, Thaçi dhe Gjykata Speciale e Kosovës
Simpatia e Donald Trumpit për Hashim Thaçin – dhe prirja e tij për ndërmarrjen e veprimeve të guximshme – mund t’i japë fund kalvarit të ish-presidentit të Kosovës para gjykatës së Hagës, mbi të cilën SHBA-ja ka ndikim të konsiderueshëm
Gjatë javëve të para të administratës së tij të dytë, presidentit amerikan Donald Trump ka dërguar një plëngprishës të rryer në institucionet qeveritare amerikane nëpërmjet përpjekjeve të pakufizuara të Elon Muskut.
Ai gjithashtu ka telashe trazira në politikën e jashtme të SHBA-së, sidomos në lidhje me Ukrainën, Rusinë dhe Europën, si dhe në Gazën dhe Lindjen e Mesme.
A kanë ndonjë implikim stili dhe interesat personale të Trumpit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe gjykatën e krimeve të luftës me seli në Hagë, të njohur si Dhomat Speciale të Kosovës, ku po gjykohet së Thaçi?
Për momentin ka shumë pjesë të luhatshme në këtë skenar. Administrata Trump është e re dhe vetë presidenti Trump nuk ka folur ende për Thaçin, madje as për Kosovën. Deri më sot, asnjë ambasador amerikan nuk është caktuar në Kosovë. Dhe Trump është aktualisht i zënë me sprova të shumta të politikës së jashtme, siç u tha më lart. Po ashtu, Kosova sapo ka mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ende nuk ka formuar qeverinë e saj të re.
Por ka disa fakte të paluhatshme. Presidenti Trump, në të kaluarën, është treguar mik dhe mbështetës i Thaçit. Ai e urren Jack Smithin, prokurorin special amerikan që paditi Thaçin dhe më vonë vetë Trumpin. Ai i beson Richard Grenellit, të dërguarit të tij të emëruar së fundmi për misionet speciale, i cili foli së fundmi për Thaçin dhe Gjykatën Special, të financuar nga Bashkimi Europian. Dhe nuk është kundër krijimit të kaosit nëse u përshtatet hesapeve të tij.
Jack Smith prishi takimin në Shtëpinë e Bardhë
Në nëntorin e vitit 2018, gjatë mandatit të parë të Trumpit, Thaçi, atëherë president i Kosovës dhe të cilit shpesh i referoheshin në SHBA – me në një frazë të shpikur nga paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, si “George Washingtoni i Kosovës” (babai themelues) –pati një udhëtim shumë të suksesshëm në Uashington.
Atje do të takohej me zyrtarë të nivelit të lartë, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit, dhe mbajti një fjalim frymëzues në Këshillin e Atlantikut, një institut i shquar i mendimit të pavarur, përpara një auditori të mbushur me zyrtarë të politikës së jashtme dhe me media, ku mora pjesë edhe unë.
Në dhjetor të atij viti, i vetëdijshëm për peshën politike të Thaçit, Trump do t’i shkruante Thaçit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke i ftuar në Shtëpinë e Bardhë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre – ftesë që u konsiderua si nder i lartë. Një takim në Shtëpinë e Bardhë me Thaçin e Vuçiqin e kishte organizuar Grenell, atëherë emisar special i Trumpit në dialogun Kosovë-Serbi, për në qershor 2020. Presidenti Trump do të ishte nikoqir i takimit. Synimi ishte arritja e një ujdie ndërmjet dy vendeve, duke u fokusuar në çështjet ekonomike.
Por kishte spekulime se ujdia mund të përdoret edhe një lloj amnistie për Thaçin. Përderisa Specialja nuk kishte marrë një rast të caktuar asnjë aktakuzë, dihej se Thaçi ishte nën hetim dhe dyshohej nga Gjykata.
Teksa Thaçi ishte rrugës për Uashington, Jack Smith, atëherë kryeprokurori në Speciale, lëshoi një deklaratë për media duke u njoftuar se kishte vendosur të ngrejë edhe aktakuzë kundër Thaçit, aktakuza ishte konfidenciale dhe nuk do të konfirmohej nga një ligj i një procedure paraprake për muaj të tjerë. Smith padyshim se ishte i informuar me spekulime për një ujdi para se të bënte të mirënjohur Thaçin.
Thaçi u kthye menjëherë për Kosovë, vendim për të cilin mund të jetë penduar. Takimi i Shtëpisë së Bardhë u anulua më pas, për zemërimin e Grenellit dhe Trumpit, të kishin shpresuar për një triumf të politikave të ndryshme të zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2020.
Smith ishte prokurori që ngriti dy aktakuza federale më 2023 kundër Trumpit dhe të tjerëve pasi do të largohej nga Specialja që të bëhej këshilltar special në Departamentin amerikan të Drejtësisë në nëntorin e vitit 2022. Ai ishte përgjegjës për hetimin e keqpërdorimeve të dyshuara të Trumpit në mandatin e tij të parë, duke përfshirë përpjekjen e Trumpit për të përmbytur rezultatin e zgjedhjeve të cilat i humbi më 2021 dhe për nxitjen e supozuar të tentim-kryengritjes në Kapitolin e SHBA-së më 6 janar 2021.
Do të ishte nënvlerësim i madh të thuash se presidenti Trump ishte i tërbuar dhe se vazhdimisht bëri komente përçmuese dhe kërcënuese për Smithin dhe, madje edhe për gruan e tij.
Por aktakuzat përfundimisht u hodhën poshtë në procedurat e diskutueshme ligjore në vitin 2024. Smith dha dorëheqjen më 10 janar 2025, dhjetë ditë para inaugurimit të Trumpit, duke e ditur se përndryshe do të shkarkohej. Presidenti Trump më pas shkarkoi të gjithë prokurorët dhe stafin e shumtë të Smithit menjëherë pasi mori detyrën më 20 janar.
Është e qartë se Trump do të dëshirojë t’i lajë duart nga çdo gjë që Smith ka prekur, ndoshta duke përfshirë edhe Gjykatën Speciale të Kosovës.
Më 25 shkurt, Trump nënshkroi një direktivë që synonte avokatët në një firmë të shquar ligjore në Uashington DC, të cilët ishin rikthyer nga Smith ndërsa ai ishte ende këshilltar special, në cilësinë private të Smithit. Bazuar në retorikën e Shtëpisë së Bardhë, Smith parashikonte të bëhej objekt i një hetimi qeveritar kur nuk ishte më këshilltar special dhe kërkoi ndihmë ligjore.
Direktiva e Trumpit revokoi lejet e sigurisë për çdo avokat që kishte punuar në çështjen e Smith, duke e vështirësuar përfaqësimin pasi shumica e punës së Smithit përfshinte informacione dhe dokumente të klasifikuara.
Ndërkohë, Grenell është besnik i ngushtë i Trumpit dhe njeri që i dëgjohet fjala, kështu që nuk është e paarsyeshme të konsiderohet se presidenti ndan këndvështrimin e Grenellit për Thaçin dhe Gjykatën Speciale të Kosovës. (Grenell, një njeri që i shkojnë të gjitha punët, shërbeu gjithashtu në mandatin e parë të Trumpit si ambasador amerikan në Gjermani dhe si drejtor i përkohshëm i inteligjencës kombëtare.)
Më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, shumë liderë dhe personalitete botërore uruan presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe popullin e Kosovës.
Por jo të gjitha mesazhet që u dërguan ishin tërësisht urim, si ai i Grenellit. Është e rëndësishme të citojmë të gjithë deklaratën e tij për të kuptuar peshën e saj të plotë.
“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë kremte të gëzueshme dhe të sigurt në 17-vjetorin e Pavarësisë së tyre” – ka shkruar Grenell në “X”.
“Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë. Europianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie gjatë pesë viteve të fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore që t’i japin fund kësaj padrejtësie, për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”.
Grenelli e mbylli postimin duke shtuar hashtagun #JackSmith.
Kështu, në këtë postim, Grenelli u përball me Gjykatën Speciale, Bashkimin Europian dhe institucionet e Kosovës. Dhe referimi për Smithin kishte një nënkuptim.
Ndjenjave të ashpra të Grenellit iu dha jehonë në të njëjtën ditë nga Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili shkroi në “X” se pajtohen me thirrjen e Grenellit për lirimin e Thaçit: “Absolutisht! Dhe sa më gjatë të vazhdojë kjo, aq më e madhe është njolla në sistemin ndërkombëtar të drejtësisë” – tha ai.
Leva e SHBA-së mbi gjykatën e Hagës
Por çfarë ndikimi ka SHBA-ja për ta liruar realisht Thaçin, apo ndoshta për të shpërbërë Gjykatën Speciale, e cila financohet nga Bashkimi Europian?
SHBA-ja është treguar dashamirëse e madhe për Kosovën, duke shpenzuar miliarda dollarë ndihma ndër vite që nga përfundimi i luftës. Ndërsa e gjithë ndihma e huaj amerikane është pezulluar përkohësisht, ajo mund të rikthehet në një formë me miratimin e Trumpit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë rreth 600 trupa ushtarake në Kosovë, si dhe bazën ushtarake, Kampin Bondsteel, duke ofruar ndikim shtesë.
Kështu, Kuvendit të Kosovës mund t’i bëhet presion që të shfuqizojë amendamentin kushtetues dhe statutin special për krijimin e Gjykatën si një quid pro quo për rivendosjen e ndihmës dhe mbajtjen e pranisë ushtarake. Kjo do të përfshinte “veprimet e nevojshme ligjore” të cilat i ka mbrojtur fort Grenelli.
Presidenti Trump ka treguar që në muajin e parë në detyrë se nuk është aspak kundër ndërmarrjes së veprimeve të guximshme dhe të diskutueshme kur i përshtatet qëllimit të tij, madje duke eliminuar agjenci të tëra federale dhe pushuar mijëra punonjës federalë.
Por a nuk do të përbënte kërdi ligjore shfuqizimi i gjykatës me lënien pezull të rastit të Thaçit? Po, do të ishte – por do të ishte problemi i dikujt tjetër për ta spastruar rrëmujën.
Përveç eliminimit të gjykatës, Kuvendi mund të ndryshojë nenin 51 të statutit për të parashikuar autoritetin e faljes, i cili tani posaçërisht është i përjashtuar, dhe për të ofruar autoritet më të madh në zbutjen e dënimeve nga një vend tjetër, le të themi SHBA-ja, ku Thaçi mund të transferohet për të vuajtur dënimin nëse do të shpallej fajtor.
Në këtë pikë, presidenti Trump sigurisht ka demonstruar gatishmërinë e tij, nëse jo zellin, për shfrytëzimin e autoritetit të faljes dhe për zbutjen e dënimeve për personat për të cilët beson se janë trajtuar padrejtësisht. Për shembull, ai fali rreth 1.500 persona që ishin dënuar për vepra penale në lidhje me kryengritjen e 6 janarit 2021 në Kapitolin amerikan, duke shkaktuar alamet buje.
Gjithashtu, ndërsa SHBA, me dijeninë time, nuk ofron asnjë financim të drejtpërdrejtë për Gjykatën Speciale, që po financohet nga BE-ja, presidenti Trump ende mund të ndërhyjë në këto operacione të brendshme duke pushuar nga puna të gjithë amerikanët që janë dërguar në gjykatë nga Departamenti i Shtetit. Këtu mund të përfshihet edhe kryeprokurori i gjykatës, një nga prokurorët në rastin Thaçi, si dhe kryetari i trupit gjykues në atë rast.
Gjykimi i Thaçi do të zgjasë me vite
Tashmë janë bërë gati katër vjet e gjysmë që nga arrestimi i Thaçit dhe tre të pandehurve të tjerë në nëntor të vitit 2020. Aktakuza i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që rezultojnë nga një “ndërmarrje e përbashkët kriminale” mes të pandehurve, të gjithë anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Të tjerët janë Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.)
Rasti i prokurorisë pritet të zgjasë deri në pranverë, pasuar nga rasti për të pandehurit dhe më pas procedura e apelit. Për më tepër, Thaçi është akuzuar edhe me një aktakuzë të veçantë për pengim të drejtësisë, e cila është në fazën paraprake dhe mund t’i zgjasë procedurat.
Ka disa raste të tjera në pritje përpara gjykatës, por ato janë shumë më pak të rëndësishme; Rasti i Thaçit për krime të luftës është aktiviteti kryesor, dhe ndoshta i vetmi që mund të justifikojë krijimin e Speciales. Gjykata punëson afërsisht 280 persona staf ndërkombëtar mbështetës dhe ka një buxhet dyvjeçar prej jo më pak se 97.000.000 eurosh, përveç qindra milionëve të shpenzuar tashmë.
E gjithë kjo shtron pyetjet: a do të ofrojnë ndonjë lehtësim për Thaçin simpatia dhe mbështetja e presidentit Trump për Thaçin, urrejtja për prokurorin Smith dhe prirja për të ndërmarrë veprime të guximshme dhe të diskutueshme për t’iu përshtatur qëllimeve të tij? Dhe a do të jetë në gjendje Gjykata Speciale e Kosovës të ndajë drejtësi, dhe nëse po, me çfarë kostoje në aspektin e kohës, shpenzimeve dhe kredibilitetit?
Gjykatësi Dean B. Pineles është i diplomuar në Universitetin Brown, në Shkollën Juridike të Universitetit të Bostonit dhe në Shkollën e Qeverisë Kennedy në Universitetin e Harvardit. Ai shërbeu si gjyqtar ndërkombëtar në EULEX nga viti 2011-13. Përveç Kosovës, ka përvojë të gjerë të sundimit të ligjit në vende të tjera. Libri i tij, “A Judicial Odyssey, From Vermont to Russia, Kazakhstan and Georgia, then on War Crimes and Organ Trafficking in Kosovo”, u botua nga Rootstock Publishers, Montpelier, në Vermont (2022).
Mendimet e shprehura janë vetëm të autorit dhe jo domosdo reflektojnë pikëpamjet e BIRN-it.