Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Donald Trump deklaron se do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2024

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka nisur ofertën e tij të tretë për Shtëpinë e Bardhë, duke deklaruar se “Rikthimi i Amerikës fillon pikërisht tani”.

Në pronën e tij në Florida, ai tha se “ne duhet ta shpëtojmë vendin tonë”.

Njoftimi nga Trump vjen pasi disa kolegë republikanë e fajësojnë atë për performancën e dobët të partisë në zgjedhjet afatmesme të javës së kaluar.

Presidenti Joe Biden, i cili e mundi Trumpin dy vjet më parë, ka thënë se ai mund të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024.

Duke folur para një turme të ftuar nga salla e ballos së klubit të tij privat Mar-a-Lago në Palm Beach të martën mbrëma, Trump, 76 vjeç, deklaroi se “ne jemi një komb në rënie.

“Për miliona amerikanë, dy vitet e fundit nën Joe Biden kanë qenë një kohë dhimbjeje, vështirësie, ankthi dhe dëshpërimi,” duke vazhduar tutje së thëni se “për ta bërë Amerikën sërish të madhe dhe të lavdishme, sonte po e shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”.

Pak para fjalimit, ai paraqiti dokumentet në Komisionin Federal të Zgjedhjeve duke deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij për president dhe duke krijuar një llogari për mbledhjen e fondeve.

Ndërkohë, jashtë Mar-a-Lago, mbështetësit u mblodhën për t’i valëvitur flamujt e kampanjës Trump 2024./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala