Dobërçani i Gjilanit-Fshati i Pastërtisë Zvicerane

Fshati Dobërçan i ndodhur në kilometrin e 12-të të rrugës Gjilan-Kamenicë ku jetojnë në harmoni shqiptarët dhe turqit mirëmbahet dhe rregullohet nga Shoqata “17 Shkurti”. Këtë shoqatë e kanë themeluar dobërçanasit që jetojnë në Zvicër. Fshati që ka banjë termale, një mulli të vjetër, ekip futbolli, shtëpi shëndeti e bibliotekë veçohet për pastërti. 600 nga banorët e tij janë në kurbet.