Diplomacia serbe e vaksinimit nuk është aq e mirë sa duket

Qeveria e Serbisë ka marrë lavdata të mëdha për fushatën e saj të shpërndarjes së vaksinave, në veçanti për gatishmërinë e saj për të vaksinuar qytetarë nga shtetet fqinje dhe, në të vërtetë, nga e gjithë Evropa.

Pamjet e radhëve të gjata të boshnjakëve, maqedonasve, malazezëve, shqiptarëve, austriakëve dhe të tjerëve që arrijnë në Beograd dhe Novi Sad për të marrë vaksinën kanë qarkulluar gjerësisht në mediat sociale dhe kanë nxitur një lumë mirënjohjesh nga ata që kishin fatin për të marrë një dozë vaksine.

Duke pasur parasysh ritmin tepër të ngadalshëm të blerjes dhe shpërndarjes së vaksinave në pjesën më të madhe të rajonit dhe në pjesën më të madhe të BE-së, përparësia dhe bujaria krahasuese e Serbisë, kuptohet, është dëshmuar se është e popullarizuar.

Mirëpo, disa fakte bezdisëse janë humbur në eufori. Dhe këto, kur llogariten si duhet, japin një pamje më të komplikuar sesa do të mund të na sugjeronin të gjitha ato selfie të vaksinave që na bëjnë të ndjehemi mirë

Sa për fillim, furnizimi i vaksinave, në dukje i bollshëm, i Serbisë ka ardhur kryesisht nga dy burime: Kina dhe Rusia. Kjo është domethënëse sepse Pekini dhe Moska kanë qenë të etur ta bëjnë Serbinë sikurse një fëmijë, imazhi i të cilit do të përdorej për suksesin e koktejeve të tyre përkatëse.

Ndërkohë që vendimi i Beogradit për të hequr dorë nga mekanizmi i blerjes së vaksinave COVAX i mbështetur nga OBSH-ja për tani ka dalë të jetë vendim i mençur, është e dyshimtë nëse Serbia – e cila sipas Bankës Botërore ka një PBB për kokë banori shumë më të madhe se Botsvana – do të kishte qenë po aq e suksesshme pa një përkrahje të hapur nga Pekini dhe Moska.

Megjithëse Kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi në muajin shkurt se për Serbinë, “vaksinimi nuk është çështje gjeopolitike; është çështje e kujdesit shëndetësor”, komentet e Presidentit Aleksandar Vuçiq nga marsi i vitit 2020 eqartësojnë se kjo nuk është plotësisht e vërtetë.

Kur Kina dërgoi një grup profesionistësh mjekësorë si dhe një furnizim të shpejtë të PPE për të ndihmuar në zvogëlimin e përhapjes së virusit në Serbi, Vuçiq ishte shumë entuziast në lavdërimet e tij për Pekinin dhe i ashpër në sulmet e tij ndaj Bashkimit Evropian. Fjalët e tij lavdëruese ndaj Pekinit u përsëritën me shumë eufori në mediat shtetërore kineze dhe Serbia ka mbetur fokusi kryesor i “diplomacisë së vaksinave” të vetë Kinës në Evropë që prej atëherë.

Njerëzit presin në radhë përpara qendrës së vaksinimit të Panairit të Beogradit në Beograd, Serbi, 2021. Foto: EPA-EFE / ANDREJ CUKIC

Dhe, sigurisht, PPE dhe vaksinat janë vetëm një pjesë e ndikimit gjithnjë e më të rëndësishëm të Kinës në Serbi. Beogradi tashmë është stacioni kryesor evropian i Kinës. Si i tillë, suksesi i përdorimit të vaksinave serbe ka të bëjë shumë me ambiciet globale të Kinës, ashtu siç po bën me politikat e qeverisë Vuçiq.

Në të njëjtën mënyrë, marrë parasysh faktin që lidhjet e Rusisë me qeverinë e Vuçiq janë të qëndrueshme, nuk është për t’u habitur që përveç marrjes së sasive të mëdha të dozave të vaksinës Sputnik – e cila mbetet e paautorizuar në pjesën më të madhe të BE, ashtu sikurse tri llojet e vaksinave të Kinës – raportohet se Serbia se po i ndërton kapacitetet e veta prodhuese të vaksinës ruse. Një strukturë e tjetër kineze raportohet të jetë pjesë e kësaj po ashtu.

Një zhvillim i tillë mund ta pozicionojë Beogradin si qendër vaksinash për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në një të ardhme të parashikueshme.

Kjo mund të ndodhë në rast se vaksinat kineze ose ruse dëshmohe të jenë aq efektive sa shpresohet. Mirëpo, për shkak se kemi të bëjmë me dy regjime autoritare, ka qenë e vështirë të verifikohet në mënyrë të pavarur efikasiteti i secilës vaksinë.

Edhe vetë të dhënat nga Serbia janë kontradiktore. Përkundër një shifre prej rreth 2.4 milionë banorëve që e kanë marrë të paktën një dozë deri më sot, dhe  fakti se ky shtet i ka zbatuar tri bllokada të ndara, numri i rasteve në Serbi është rritur gjatë 30 ditëve të fundit. Izraeli, i cili e ka bërë vaksinimin në një ritëm të ngjashëm me Serbinë, ka dëshmuar një rënie të theksuar të rasteve gjatë së njëjtës periudhë.

Dakord, Serbia nuk është vendi i vetëm që mund të pësojë një rritje tjetër të infeksioneve, mirëpo shumica e shteteve ku kjo po ndodh nuk e kanë deklaruar llojin e progresit të vaksinimit që e ka Beogradi. Kjo gjithashtu e bën kurioz edhe vendimin e qeverisë për të ftuar qytetarë nga shtetet fqinje që të shkojnë në Serbi.

Shqetësimi evident që ka të bëjë me ftesën e një numri të madh të njerëzve për të hyrë në Serbi është se rrezikon përshpejtimin e përhapjes së virusit. Për më tepër, nëse ideja – siç ka sugjeruar Vuçiq – është që Serbia nuk do të jetë e sigurt derisa i gjithë rajoni të vaksinohet, pse të mos dërgohen dozat e saj që i kanë tepruar në shtetet fqinje? Në fund të fundit, kryesisht kjo është mënyra se si Serbia i mori vaksinat e veta.

Përgjigja është se Serbia po e imiton Kinën dhe Rusinë. Duke qenë e mbështetur në vaksinimin e saj nga dy superfuqi globale, Serbia tani mund të pozicionohet si një lojtar kyç në një rajonin periferik të karakterizuar nga korrupsioni i madh dhe mosfunksionimi politik.

Duke vendosur një politikë vaksinash me dyer të hapura – në vend se ti dërgojë vaksinat jashtë vendit – Vuçiq synon ta sigurojë Beogradin si kryeqytet rajonal dhe qendrën e asaj të cilën anëtarët e qeverisë së tij e kanë referuar si “Bota Serbe (Srpski svet)

Kjo nënkupton, Serbia si fuqia rajonale dhe qeveria dhe presidenti i saj si qendra politike e të gjithë serbëve etnikë në të gjithë rajonin – duke përfshirë edhe ata në shtetet fqinje. Kjo fantazi irridentiste është një kopje në vetvete e konceptit të Kremlinit për “Botën Ruse” (Russkiy mir).

Kjo analizë nuk ka gjasa të dëshmohet popullore në mesin e njerëzve të dëshpëruar në të gjithë rajonin që janë në kërkim të sigurisë  dhe premtimit për vaksinim. Dhe askush nuk duhet të fajësohet pse kërkohet një injeksion i tillë, marrë parasysh problemet evidente me shpërndarjen e vaksinave në pjesën më të madhe të kontinentit.

Mirëpo, ne nuk duhet t’i harrojmë faktet. Regjimi i Vuçiqit është një autokraci gjithnjë e më militante; synimet e tij të deklaruara rajonale janë ekspansioniste; dhe mban një linjë të rrezikshme, revizioniste në lidhje me natyrën e shpërbërjes së Hugosllavisë.

Regjime të tilla nuk tipizohen nga bamirësia e tyre por nga makinacionet e tyre. Dhe ashtu sikurse pjesa më e madhe e botës demokratike ka qenë, në mënyrë të arsyeshme, e kujdesshme ndaj diplomacisë së vaksinave të Kinës dhe Rusisë, kështu që edhe ne duhet të hedhim një vështrim më kritik mbi aktivitetet e dorës së dytë të përfaqësuesit të tyre lokal, Serbisë.

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala