Dimri i pakënaqësisë në Evropë

Nëse këto ditët e fundit i keni kaluar ditët e fundit duke u rrezitur në një plazh mesdhetar ose duke u pjekur ngadalë në rrugët e Berlinit, Londrës ose Romës mes një vale të nxehtit, moti i ftohtë mund të jetë gjëja e fundit që e keni në mendje. Mirëpo, mos u lëshoni edhe aq shume në rehati. Dimri po vjen dhe, si i tillë, premton të jetë brutal dhe përçarës për shkak të një krize energjie që po përkeqësohet me shpejtësi ndërkohë që Vladimir Putin po i ndalon furnizimet me gaz rus. Disa fatkeqësi në dekadën e fundit i janë afruar përçarjes të Evropës, përfshirë krizën e euros në fillim të viteve 2010 dhe krizën e emigrantëve në vitin 2015. Tronditja energjetike e dimrit i vitit 2022 mund t’i bashkohet këtyre fatkeqësive. Edhe një herë, uniteti dhe vendosmëria e kontinentit evropian janë gati të testohen.

Shumica e evropianëve ende nuk mund ta shohin apo nuhasin katastrofën, por në tregje, shenjat paralajmëruese tashmë janë ndezur në të kuqe. Çmimet për furnizimin e gazit këtë dimër, me 182 euro/mwh , janë pothuajse aq të larta sa në fillim të marsit, pasi Rusia pushtoi Ukrainën, dhe shtatë herë më shumë se niveli i tyre afatgjatë. Qeveritë po përgatisin ndihma shpëtimi për ndërmarrjet e rëndëgoditura në Francë dhe Gjermani dhe disa investitorë po vënë bast se cilat kompani industriale do të dështojnë më vonë këtë vit, ndërkohë racionimi i gazit nis. Ndërkohë që shumica e politikanëve të Evropës nuk arrijnë të barazohen me publikun në lidhje me zgjedhjet e vështira që kanë përpara, madje edhe tregtarët e rryer të energjisë, të mësuar me luftërat dhe grushtshtetet, kanë filluar të duken të shqetësuar.

Një krizë e rëndë energjetike ka qenë një rrezik që kur tanket ruse u futën në Ukrainë. Ndërkohë që sanksionet dhe shantazhi rus kërcënojnë ta shkëputin Evropën nga furnizuesi kryesor i saj, gazi është pika e ngulfatjes. Ai plotëson një të katërtën e kërkesës për energji të kontinentit evropian dhe Rusia furnizon një të tretën e saj. Shifrat janë më të larta për disa vende, përfshirë Gjermaninë. Ndryshe nga nafta dhe qymyri, të cilët janë të këmbyeshëm dhe tregtohen globalisht, gazi ose duhet të transportohet me tubacione ose të transportohet si gaz natyror i lëngshëm (LNG), duke përdorur objekte që kërkojnë vite për t’u ndërtuar ose rikonfiguruar.

Siç e kupton shumë mirë Putini, gazi është gjithashtu një treg në të cilin Rusia mban dorën e kamxhikut. Ekonomia e saj do të shembet pa eksportet e naftës që mesatarisht kanë qenë me vlerë 10% të PBB-së së saj gjatë pesë viteve të fundit – kjo është arsyeja pse Rusia ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe kryesisht të suksesshme për ta thyer embargon perëndimore të naftës së papërpunuar. Por Rusia mund të jetojë pa eksporte gazi, të cilat janë vetëm 2% e PBB-së së saj. Duke i reduktuar rubinetat në tubacionet e saj, ajo mendon se mund t’i shkaktojë më shumë dhimbje Evropës sesa veten e saj.

Deri pak javë më parë dukej sikur Evropa mund të shpëtonte nga më e keqja, e ndihmuar nga më shumë ngarkesa LNG nga Amerika dhe gjetkë. Kërkesa për gaz është sezonale, prandaj është jetike për të krijuar rezerva në pranverë dhe verë. Nga 26% i frikshëm në muajin mars, deri në qershor rezervuarët e gazit të Evropës ishin gjysmë të mbushura dhe në rrugën e duhur për të arritur 80% deri në muajin nëntor, minimumi i nevojshëm për ta kaluar dimrin.

Tani kjo fotografi po përkeqësohet sërish. Defektet në një fushë gazi norvegjeze duhet fajësuar pjesërisht, siç është moti i nxehtë që krijon kërkesë për energji elektrike për t’i fuqizuar klimat e kondicionuara. Por problemi i madh është rrjedha e gazit në Evropë nga Gazprom, monopoli i gazit i Rusisë. Ai ishte tashmë në rreth gjysmën e nivelit normal dhe ka rënë edhe më tej. Rusia thotë se që nga 11 korriku, Nord Stream 1, një tubacion i rëndësishëm, i është nënshtruar mirëmbajtjes i cili do të përfundojë deri më 22 korrik. Por ajo nuk e ka kompensuar duke rritur furnizimin nëpërmjet tubacioneve alternative që kalojnë përmes Ukrainës. Për shkak se tregtarët mendojnë se Putini po e shtrydh qëllimisht ofertën, çmimet për furnizim me gaz në dy dimra, në 2023-2024, janë katër herë më të larta se niveli normal.

Konsumatorët, të cilët e përdorin gazin direkt për ngrohje dhe gatim, si dhe në mënyrë indirekte si energji elektrike, nuk e kanë idenë se çfarë mund t’i godasë. Për momentin, shumë janë të mbrojtur nga kufijtë e çmimeve, subvencionet dhe kontratat afatgjata. Një gjerman tipik paguan të paktën 70% më pak se çmimi i tregut për gazin. Përdoruesit industrialë si kimikatet dhe firmat e prodhimit të qelqit janë në telashe, si dhe një listë e gjerë biznesesh, duke përfshirë shumë kampionë gjermanë. Në të gjithë eurozonën, një ndalim i flukseve të gazit rus mund ta ulë rritjen e PBB-së me 3.4 pikë përqindjeje dhe ta rrisë inflacionin me 2.7 pikë përqindjeje, sipas bankës UBS. Në Gjermani, goditja do të jetë akoma më e keqe.

Ju mund të mendoni se një recesion dhe inflacion do të jetë të tolerueshëm – në fund të fundit, në vitin 2020 PBB-ja e Evropës e goditur nga Covid ra me 6%. Por kërcënimi i energjisë është më tinëzar. Mungesat mund të nxisin një sjellje lypës-fqinj, ndërskohë që shtetet grumbullojnë gaz, duke e ndaluar atë të rrjedhë në vendin tjetër. Britania ka kërcënuar po aq. Boshllëqet në çmimin e shitjes me shumicë të gazit në vende të ndryshme të BE-së sugjerojnë se kompanitë kanë frikë nga një avari në tregun e vetëm. Borxhet e qeverive janë më të larta se asnjëherë më parë. Një goditje stagflacioniste mund ta ngrejë frikën e mospagimit apo edhe të një krize borxhi italian që do të kërcënonte të gjithë eurozonën. Një reagim popullor mbi çmimet e energjisë mund të gërryejë gjithashtu mbështetjen popullore në të gjithë kontinentin për t’i bërë ballë Putinit.

Për të gjitha këto arsye, qeveritë evropiane duhet të zgjohen për ta përballuar goditjen e energjisë tani. Ashtu si me vaksinat, ato duhet t’i kapërcejnë ndarjet kombëtare. Komisioni Evropian po punon për një plan për ta paraqitur në një samit urgjent më 26 korrik. Duke pasur parasysh rolet e tyre në tregtinë e gazit, plani duhet të përfshijë Britaninë dhe Norvegjinë. Furnizimi duhet të maksimizohet, kjo është arsyeja pse blerjet e zakonshme të ngarkesave LNG ia vlen të ndiqen dhe pse Hollanda duhet të shtyjë mbylljen e fushës së saj të gazit në Groningen vitin e ardhshëm.

Tjetra është nevoja për një hierarki të përbashkët që e rregullon racionimin, e aplikuar në të gjithë kontinentin: përdoruesit intensivë të energjisë duhet të vuajnë të parët, konsumatorët të fundit. Vendet duhet ta ndajnë kapacitetin e magazinimit dhe të garantojnë lëvizjen e lirë të gazit. Sa më i integruar të jetë sistemi, aq më elastik do të jetë. Së fundi, politikanët duhet të jenë të sinqertë me publikun. Çmimet e konsumit duhet të rriten tani për ta zvogëluar kërkesën dhe për të ndihmuar në ndërtimin e ruajtjes. Ndihma do të vijë dimrin e ardhshëm edhe nga ndryshimet e vogla vullnetare në zakonet e familjes, si për shembull mbajtja më e ulët e ngrohjes.

Çmimi për Evropën nuk po kalon vetëm muajt e ardhshëm. Evropa do të çlirohet përgjithmonë nga kërcënimet ruse për energjinë. Ajo gjithashtu do të ketë krijuar një mekanizëm koherent të sigurisë së energjisë në mbarë kontinentin që do të ndihmojë në përshpejtimin e kalimit drejt energjisë më të pastër. Evropa e ka zakon të jetë unike gjatë krizave. Është koha për ta bërë këtë përsëri. Nëse po e lexoni këtë në Paris ose Madrid me ajër të kondicionuar të ndezur, uleni pak./The Economist

Përgatiti: Nuhi Shala