Dhjetë Kryetarë Komunash të Akuzuar ose Dënuar

Nëntë kryetarë të komunave nga Partia Demokratike e Kosovës dhe një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 2009, janë të akuzuar ose veç janë dënuar nga gjykatat e vendit. Partitë më të mëdha nuk japin përgjigje se a do t’i lënë ata të konkurrojnë sërish në zgjedhje. Legjislacioni i zgjedhjeve ndalon kandidimin e kryerësve të dënuar të veprave penale në tri vitet e fundit ose nëse kështu merr vendim ndonjë institucion përgjegjës brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.