Dhëndri i Erdoganit Udhëheq Privatizuesin e Distribucionit

Një korporatë turke ku Kryeshef Ekzekutiv është dhëndri i kryeministrit të këtij vendi Rexhep Taip Erdogan mund të jetë pronarë i një njësie të Korporatës Energjetike të cilën e ka nxjerrë në shitje Qeveria e Kosovës. Erdogan në Turqi është akuzuar nga partia më e madhe opozitare për keqpërdorim të autoritetit të tij si Kryeministër për dobi të “Çalik Holding”, ku kryesues është miku i tij Ahmet Çalik e Kryeshef Ekzekutiv i korporatës është dhëndri i tij Berat Albayrak.