Foto: Kuvendi i Kosovës

Deputetët vendosën politikën para pandemisë

Në mes të përhapjes së COVID-19, rrëzohet qeveria e Kosovës për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me të ardhmen e bisedimeve me Serbinë.

 

Në një moment kur shumica e qeverive në të gjithë botën janë të shqetësuara për të luftuar pandeminë Covid-19, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, ka bashkuar forcat me opozitën për rrëzimin e qeverisë së koalicionit të vendit pas vetëm 51 ditësh në detyrë.

Analistët thonë se aleanca e LDK-së dhe Vetëvendosjes ishte gjithnjë e lëkundshme, por ra për të njëjtën arsye si qeveria e mëparshme – mosmarrëveshja për një tarifë 100 për qind për mallrat serbe dhe për të ardhmen e bisedimeve me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.

Mesa duket, shkaku ishte shkarkimi më mars i ministrit të brendshëm Agim Veliu, anëtar i LDK-së, nga ana e kryeministrit Albin Kurti,për shkak të debateve mbi mënyrën sesi duhet luftuar përhapja e koronavirusit Covid-19.

Por prapaskena është divergjenca midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara mbi mënyrën se si të ndërmjetësohet një marrëveshje për të zgjidhur marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, me gabime që shfaqen në vetë Kosovë.

“Nëpërmjet shkarkimit të Veliut, Kurti zgjodhi të kamuflojë një” tërheqje taktike “nga qeveria në një kohë kur SHBA-ja ndërhyri për të hapur rrugë për nënshkrimin e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”, tha gazetari kosovar Agron Halitaj për BIRN.

Kosovarëve nuk u bën përshtypje momenti i krizës politike, ndërsa autoritetet përgatiten për përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Në Kosovë ka rreth 63 raste të konfirmuara dhe një person ka ndërruar jetë. Disa janë përpjekur ta shfaqin zemërimin e tyre duke goditur tenxhere dhe tiganë nga ballkonet e tyre ndërsa vëzhgojnë një bllokim të pjesshëm të vendit.

“Koalicion (jo) shprese”

Ligjvënësit të mërkurën mbështetën një mocion mosbesimi në qeverinë jetëshkurtër të Kurtit, i paraqitur më 20 mars nga LDK-ja pas rrëzimit të Veliut. Sipas kushtetutës, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh, me presidentin Hashim Thaçi që pritet të lajmërojë votimet deri në fund të javës.

Zhvillimi sjell më shumë pasiguri politike për Kosovën, e cila kaloi katër muaj pa një qeveri të re që nga koha që kur u mbajtën zgjedhjet në fund të tetorit të kaluar dhe deri në ardhjen e Kurtit në pushtet në fillim të shkurtit.

Aleanca midis LDK-së dhe Vetëvendosjes së Kurtit u quajt “koalicioni i shpresës”. U vërtetua se kjo shpresë ishte e gabuar.

Halitaj tha se të dyja partitë i bashkuan forcat vetëm për shkak të urgjencës së miratimit të një buxheti të ri “për të shmangur kolapsin e shtetit”.

Prishja e këtij koalicioni pritej “sapo të miratohej buxheti,” tha ai.

Përçarja midis partnerëve të koalicionit u thellua pas kërkesës së Uashingtonit për të hequr një tarifë 100 për qind të vendosur nga kryeministri i mëparshëm Ramush Haradinaj në nëntor 2018 në shenjë hakmarrjeje për lobimin e Serbisë jashtë vendit kundër integrimit të mëtejshëm ndërkombëtar të Kosovës. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2018, por Beogradi nuk e njeh ish-provincën e tij jugore si shtet.

Dy mendime të ndryshme

Kurti propozoi heqje të pjesshme të tarifës, një zgjidhje që i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, e hodhi poshtë si një “gjymë masë”. LDK-ja dhe kryetari i saj, Isa Mustafa, gjithashtu nuk ishin dakor dhe propozimi u mirtaua pa votat e tyre.

Tarifa po bllokon bisedimet, por Grenell ka ndjekur rrugën e tij të ndërmjetësimit direkt midis Thaçit dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, dhe është përplasur vazhdimisht me qeverinë e Kurtit, e cila donte t’i merrte Thaçit rolin e drejtuesit të negociatave nga ana e Kosovës.

Grenell besohet se po kërkon me çdo kusht një marrëveshje, e cila mund të përfshijë një shkëmbim territorial. Kjo po shkakton shqetësim brenda elitës politike të Kosovës.

LDK-ja dhe Vetëvendosja kishin mosmarrëveshje mbi mënyrën sesi duhet të vazhdojë përpara procesi, tha Jeta Krasniqi, menaxhere projektit në Institutin Demokratik të Kosovës, KDI, me bazë në Prishtinë.

“Kjo duhet të ishte adresuar dhe duhet të ishte dakorduar gjatë bisedimeve të tyre para formimit të koalicionit”, tha Krasniqi për BIRN.

“Brenda dhe jashtë Kosovës ka dy mendime të ndryshme në lidhje me dialogun”, tha ajo, duke theksuar se Kurti dëshironte ta vazhdonte dialogun me ndërmjetësimin e BE-së dhe të ishte vetë në krye të delegacionit të Kosovës.

LDK-ja e ndarë

Vetë LDK-ja duket se është e ndarë përsa i takon rrëzimit të qeverisë.

Nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani u bëri thirrje deputetëve të refuzojnë mocionin e mosbesimit.

Osmani ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit, duke i sjellë partisë rezultatin e saj më të mirë që nga viti 2007, kur LDK-ja mori pjesë në zgjedhje për herë të parë pas vdekjes në vitin 2006 të liderit të partisë dhe arkitektit të një dekade të tërë rezistence pasive kundër sundimit serb, Ibrahim Rugova.

Veliu, ministri i brendshëm i shkarkuar, theksoi se Osmani kishte votuar kundër partisë së saj më parë.

“Të jesh zyrtar i një partie politike dhe të punosh në favor të një partie tjetër është thjesht tradhti”, tha Veliu për televizionit T7 të martën. “Nëse ajo vazhdon ta bëjë këtë kundër LDK-së dhe të punojë me të tjerët kundër nesh, atëherë nuk ka kuptim që ajo të vazhdojë të qëndrojë te LDK-ja.”

Enver Robelli, një redaktor i huaj i lindur në Kosovë, i cili punon për të përditshmen zvicerane Tages Anzeiger, tha se qëndrimi i Osmani e kishte ekspozuar atë ndaj sulmeve brenda partisë.

“Partia do të bënte mirë të kujtonte performancën mbresëlënëse të Osmanit gjatë zgjedhjeve”, tha ai. Është shumë e ulët ta quajnë atë tradhtare, tha ai për BIRN.

“Dëmet që ata njerëz po i shkaktojnë LDK-së janë të mëdha, por dëmi që ata po i shkaktojnë Kosovës është akoma më i madh dhe deputetët e LDK-së duhet ta kenë parasysh këtë”, tha ai.

Një Perëndim i ndarë

Mocioni i mosbesimit ka ekspozuar më tej ndasitë midis mbështetësve kryesorë perëndimorë të Kosovës – SHBA-ja dhe BE-ja.

Të martën paradite, ambasadat amerikane, franceze, gjermane, italiane dhe britanike në Prishtinë – të njohura kolektivisht si Kuinti – bënë një deklaratë me shkrim duke u bërë thirrje institucioneve të Kosovës të përqëndrohen te lufta kundër Covid-19 duke respektuar dispozitat e Kushtetutës – një nyje mosmarrëveshjeje midis Kurtit dhe Thaçit mbi atë që duhet të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme.

Disa orë më vonë, megjithatë, ambasadorët gjermanë dhe francezë, Christian Heldt dhe Marie-Christine Butel, i dërguan letër diplomatike LDK-së duke i kërkuar atyre “ta rimendojnë votimin për mocionin e mosbesmit dhe të mbajnë një qeveri të besuar dhe të qëndrueshme për t’u përballuar me sfidat”.

Dita u mbyll me një postim në Tëitter nga ambasadori amerikan Philipp Kosnett i cili shprehte mbështetjen e tij për mocionin e mosbesimit dhe duke thënë se ishte “i lumtur” që pa se votimi ishte caktuar.

Kurti kishte qenë nën presion të vazhdueshëm nga Mustafa dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së për tarifën që SHBA-ja donte të hiqej. Kundërshtimi i LDK-së ndaj heqjes së pjesshme të taksës nga ana e Kurtit i hapi derën Thaçit, tha Halitaj, gazetari kosovar.

“Mustafa duhet të kritikohet më shumë nga anëtarësia e LDK-së sesa nga Vetëvendosja, sepse ai po lejon që partia të bëhet një instrument i Thaçit dhe Kurtit për të shkaktuar një tjetër krizë institucionale”, tha Halitaj.

Një parti që e portretizon veten si mbrojtësen më të fortë i institucioneve shtetërore “nuk mund të lejojë që të jetë shkaku i kolapsit të qeverisë në një kohë pandemie”, tha ai.