Dënimi i Tretë për Gjyqtarin Kolë Puka (TV)

Gjyqtari Kolë Puka është dënuar me 18 muaj burg të premten për shpërdorim detyre. Me të njëjtin dënim, për rastin e njëjtë, në një proces të ndarë është dënuar edhe avokati Avdullah Robaj. Dënimi i së premtes është i treti me radhë për Kolë Pukën. Nëse tri dënimet bëhen të plotfuqishme, Puka do të qëndrojë në burg për gjashtëmbëdhjetë vjet e gjysmë.